Dyshohet se Granit Xhaka ka ngjitëse në këmbë

Date:

Granit Xhaka është nyja kryesore në mesfushë e Gladbachut. Në ndeshjen kundër Hertha të Berlinit, ai topin e kishte nëpër këmbë plot 158 herë. Edhe pse meritat për fitoren e Gladbachut kundër Hertha i mori lojtari i zëvendësuar Ibrahima Traore, i cili në minutën 85 shënoi golin e fitores, Xhaka u vlerësua si lojtari më i mirë në këtë ndeshje. Është e vërtetë se në këtë edicion nuk shënoi shumë gola (2), por „përgjegjësi“ kryesor për suksesin e Gladbachut është padyshim Granit Xhaka. Janë këto shifra që meritojnë respekt, të përkujtojmë se 158 herë ai kishte kontakt me topin, po, po 158 herë. Në krahasim me lojtarin kundërshtar Valentin Stocker, î cili më së shumti kishte kontakte me top te kundërshtari (47), Xhaka ishte dukshëm më i suksesshëm, duke fituar me këtë rast edhe 2/3 e dueleve me kundërshtarin. Sa i përket kontakteve me top, vetëm ylli i Bayernit nga Mynihu është më i suksesshëm se Xhaka në Bundesligë. Me moshën e tij 22-vjeçare, ai është duke premtuar shumë për të ardhmen, ndërsa nuk mungojnë edhe spekulime të ndryshme lidhur me angazhimin e tij në ndonjë nga gjigantët evropian.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...