Njëmbëdhjetë të lënduar në humbjen e Juventusit

Date:

 

Pas humbjes me Parmën para disa javësh Juventusi e provon sërish, por kësaj rradhe humbja është më e hidhur pasi vjen në derbin e qytetit kundër Torinos, 2-1. Sfida e javës së 32 të Serie A nisi mirë për bardhezinjtë që kaluan të parët në avantazh në minutën e 35 me anë të Pirlos, por „Granadat“ u kundërpërgjigjën në minutën e 45 me anë të Darmian, ndërsa ish juventini Quagliarella shënoi golin e fitores në minutën e 57. Me këtë humbje Juventusi qëndron në vend të parë, i pashqetësuar, në kuotën e 73 pikëve, ndërsa Torino ngjitet në kuotën e 47 pikëve në vend të 8, duke hyrë seriozisht në garën për një vend në Kupat e Europës. Me këtë humbje „Zonja e Vjetër“ e lëshoi rastin që gjashtë ndeshje para përfundimti të kampionatit ta fitojë „Scudetton“. Edhe më tej, Juventusi ka 14 pikë komforte diferencë para Lazios nga Roma e cila nuk arriti ëprpos një barazim kundër Chievo Verona 1:1. Para derbit të Torinos, në stadium eksplodoi një lëndë eksploduese me £ `rast u lënduan njëmbëdhjetë persona në mesin e të cilëve, dy rëndë. Edhe para fillimit të ndeshjes, autobusi i Juventusit ishte sulmuar me gurë, shishe dhe vezë.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...