Një britanez takon „hijen“ e tij në avion
Gjasat se ekziston ndokush i cili ndoshta ju përngjan në tërësi, janë tëpër të vogla. Por, edhe më e vogël është mundësia që një njeri të tillë ta takoni rastësisht.
Mu kjo gjë i ka ndodhur britanezit 32-vjeçar Neil Douglas. Kur ai hypi në një avion të kompanisë Ryanair, të cilin e kishte rezervuar për të fluturuar në relacionin për në Irlandë, në karrigen afër tij ishte ulur një person: Iu dukë se ai ishte personalisht. Së paku kështu i ngjante i huaji i cili i përngjante shumë.
Fillimisht, ata u shokuan kur panë njëri-tjetrin. Njëri nga ta i kishte deklaruar „Huffington Post“: „Nuk mund të besoja“, duke përshpëritur në vetvete: „Sa shumë që ngjanë në mua!“. Por, më vonë ata u shoqëruan dhe i bënë të qesheshin të gjithë pasagjerët e avionit, duke krijuar një ambinet të këndshëm. Bile, ata bënë edhe një selfie për të pasur në kujtim këtë çast të befasisë.
Ajo që ndodhi më pas, askush nuk e kishte pritur. Douglas ia kishte dërguar foton bashkëshortes së tij, e cila më pas e shpërndau në Twitter, ku fotoja u shpërnda më tej rreth 15 mijë herë. Në ndërkohë, mendohet se mund të gjenden edhe shumë persona të tjerë të cilët mund tu përngjajnë këtyre personave me mjekërr.
Për Douglas dhe „hijen“ e tij të parë, 35-vjeçarin Robert Sterling, nuk ishte fundi i rrëfimit. Që të dy konstatuan se kishin rezervuar një hotel të njëjtë dhe gjatë mbrëmjes kishin shkuar së bashku të pinë nga një gotë. Por, as këtu nuk përfundon rrëfimi, pasi pak pas postimit të selfies së tyre nëpër rrjetet sociale, ishte lajmëruar edhe një person i tretë i cili u ka ngjasuar shumë.
Mendohet se ka edhe shumë njerëz të cilët mund ta gjejnë personin që u përngjanë.