Në Zvicër arrestohet një shtetas (45) i Maqedonisë së Veriut i dyshuar për terrorizëm

Date:

Mëngjesin e së martës, Policia e Bazelit në Zvicër u mobilizua me një kontigjent të madh dhe ka arritur të arrestojë një të dyshuar për terrorizëm


Herët në mëngjesin e së martës, një kontigjent i madh policie arrestoi një burrë të dyshuar për terrorizëm në Bazel. Zyra e Prokurorisë Federale zvicerane e konfirmoi një raport përkatës të gazetës „20 Minuten“ për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.


Sipas zëdhënëses së Prokurorisë Federale, personi i arrestuar ishte një 45-vjeçar me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, transmeton portali Shtegu. Ai akuzohet për mbështetje ose pjesëmarrje në një organizatë terroriste.


I akuzuari është ndalur gjatë aksionit dhe është sjellë në pyetje në polici, thuhet më tej. Duke qenë se procesi është në vazhdim, nuk mund të jepet më shumë informacion për momentin. Aktualisht vlen prezumimi i pafajësisë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Garazhi i shqiptarit në Zvicër ku vetura juaj stoliset për mrekulli

Djaloshi shqiptar Ardit Ademi nga Berna e Zvicres, se...

Kjo vjeshtë do të jetë shumë e shtrenjtë për familjet në Zvicër

Shtrenjtimi po rikthehet në Zvicër. Sipas parashikimeve, inflacioni pritet...

Kur hesht atdheu, një zë më flet – poezi Akad. Miftar tërshnjaku

Kur hesht atdheu, një zë më flet Kur hesht atdheu,...

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...