Kjo vjeshtë do të jetë shumë e shtrenjtë për familjet në Zvicër

Date:

Shtrenjtimi po rikthehet në Zvicër. Sipas parashikimeve, inflacioni pritet të rritet në rreth 1 për qind gjatë muajit shtator, ndërsa në muajt e ardhshëm mund të vazhdojë të rritet.

Rritja e shpenzimeve po rëndon gjithnjë e më shumë mbi buxhetet familjare. Në veçanti, çmimet e naftës për ngrohje, benzinës, qirave dhe primet e sigurimit shëndetësor po krijojnë presion shtesë mbi fuqinë blerëse të shumë familjeve.
Për qytetarët, kjo do të thotë se një pjesë më e madhe e të ardhurave mujore po shkon për shpenzime të domosdoshme, duke lënë më pak para për ushqime, kursime dhe nevoja të tjera.

Nëse trendi vazhdon edhe gjatë muajve të ardhshëm, familjet zvicerane mund të përballen me një vjeshtë dhe dimër më të kushtueshëm, veçanërisht ato me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Kostoja e jetesës mbetet kështu një nga shqetësimet kryesore për buxhetet familjare në Zvicër.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Hidajete Miftari – zëri që i jep këngës shqiptare shpirt, kujtesë dhe krenari

Ka këngë që dëgjohen me veshë, por ka edhe...

MIRSAD MUSLIU – NJË EMËR QË NDERON DIJEN, PROFESIONIN DHE VLERAT E TRADITËS SHQIPTARE

Kur rrënjët janë të thella, vlerat nuk humbin as...

Café-restaurant de Grandfey – Një copë mikpritje shqiptare në zemër të Zvicrës

Kur puna, përkushtimi dhe tradita shqiptare takohen me mikpritjen...

23 vjet pa përgjigje: Kush e vrau Imri Djeledinin në Zvicër?

Një krim i rëndë, një familje që pret drejtësi...