Ne nuk jemi më njerëz po jemi makina.!!!!
Ejup Berisha/ Po vjen era sulfur, edhe mua po më vjen me siguri besoj se edhe juve bashkshtetas të mi, këtë e ndjej kur po marr frymë nëpër rrugët e Shkupit. Po më duket vetja se jamë shndërruar në ndonjë mjet kimik apo në makinë me motor me djegie të brendshme dhe se nuk jam më njeri edhe pse para disa dekadave më kanë thënë se kam lindur i tillë, me emër mbiemër me numër amze etj etj. Por si duket paska mundësi që të ndodhë edhe mrekullia e papritur apo transformimi pa ndonjë përpjekje apo aktivitet për ndryshim të statusit, prej njeriu në makinë. Kjo si duket ka ndodhur me ne kohëve të fundit, por ne fatkeqsisht tani kemi filluar ta kuptojmë. Jemi të obliguar të jetojmë në Tetovë, Shkup, Prilep e Manastir, apo edhe në vise tjera të Maqedonisë dhe vetëm këtu pra e paskemi përparsinë dhe mundësinë që prej njerëzve tani e tutje të jemi makina apo aparate teknike.
SOS, NDIHMË, HELP, AU SECOURS. HILFE, nuk po ngopemi me ajër sepse nuk ka aspak oksigjen po e ndjej. Po çuditem se si po jetojmë, ne tanimë një kohë të gjatë është dashur të gjithë të jemi të vdekur, por çuditërisht akoma jemi gjallë. Ne qenkemi njerëz fenomenë, jetojmë edhe pa asnjë sasi oksigjeni. Le ta dijë bota mbarë se ka njerëz në rruzullin tokësor e ata ndodhen këtu në Maqedoni që jetojnë pa kurrfar sasie oksigjeni. Ne si duket jemi për libër të Ginesit të rekordeve, jetojmë me shumë helme përreth të shpërndara në ajër dhe akoma lëvizim, nuk e di a jemi të gjallë apo vetëm lëvizim. Më intereson ta di se a ka raste apo vende tjera ku një popullatë e tërë jeton pa asnjë sasi oksigjeni. Z. Ministër i Ekologjisë apo më mirë do të quaj ministër i ndotjes Nurhan Izairi athua edhe ju jeni njeri apo jeni makinë pa ndjenja pa shpirt e pa zemër. Ju them se vetëmse një njeri makinë apo robot nuk ka ndjeshmëri për gjendjen katastrofike të ajrit në Republikën e Maqedonisë. Ju jeni ministër shef i resorit që duhet të përkujdeset dhe angazhohet për sigurimin dhe krijimin e kushteve për një ajër më të pastër po ju si duket i keni mbyllur sytë edhe veshët. Një ajër të tillë duhet ta sigurojë një shtet normal që pretendon të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Europian. Nuk ka faj Europa që nuk na pranon në gjirin e saj, nuk janë mësuar ata të bashkjetojnë me njerëz të pashpirtë dhe pa ndjejnja, apo njerëz budallenj apo makina që vetëm formën e kanë të njerëzve por funksionojnë si makina apo aparate teknike. Europa pra dëshmon se është shum e menqur ajo nuk don njerëz që u vie era sulfur dhe dioksid karboni apo grimca helmuese PM apo nuk do qenie që nuk u vie era njerëz. Një botë e tërë më në fund arriti marrëveshje për reduktimin e sasive enorme të emetimit të karbonit nëpër botë. Kjo ndodhi së fundmi në Konferencën që u mbajt para disa ditëve në Paris të Francës. Vetëm në Maqedoni më pak se dy milion njerëz nuk arrijnë të merren vesh për ta eliminuar tymin, grimcat e dëmshme dhe helmet e tjera e të shumta që hedhen në ajr apo që dalin nga oxhaqet e fabrikave të famshme që më shumë bëjnë dëm sesa që realizojnë fitime. Çfarë arsyetimi banal fatet e 200, 300 apo 500 punëtorëve në Jugohrom të Tetovës, në Hekuranë të Shkupit apo i të punësuarve nëpër fabrikat e tjera të dështuara të vendit janë më të rëndësishme se fati i një popullate të tërë në Republikën e Maqedonisë. Le të mbyllen të gjitha këto fabrika të kota se s`na duhen më. Ato subjekte ekonomike që nuk i respektojnë standardet ekologjike dhe teknologjike le të shkojnë në histori dhe në atë më të palavdishmen se nuk bëhet derti sepse nuk është hera e parë që mbyllen fabrika në Republikën e Maqedonisë. Këtu njerëzit kanë jetuar edhe pa bukë të mjaftueshme dhe kanë mbetur gjallë sepse edhe me një kafshatë të vetme buke jetohet disi por me dioksid karboni e me sulfur dhe me grimca helmuese PM nuk jetohet asesi. Më thuani çfarë na duhen rrogat kur të njëjtat do të duhet t`i harxhojmë në barëra e ilaqe apo edhe për arkivol për të vdekur. Se një është e sigurt: Të gjithë do vdesim deri në një, do të mbesin vetëm fabrikat problematike të cilat budallenjtë shumë të mëdhej e pa kokë të komunizmit i ndërtuan në mes të qyteteve. Pra vetëm një është e sigurtë: Do vdesim të gjith para kohe. Z.ministër i ekologjisë Nurhan Izairi do vdesësh edhe ti bashkë me ne se edhe ti e thithë të njëjtin ajër tepër të ndotur që aktualisht është prezent në Republikën e Maqedonisë. Prandaj pash nënën e pashë Perendinë ndërmerr nëse beson pak në Perendi për përmirsimin e gjendjes katastrofike me jocilësinë e ajrit që është tejmase i ndotur dhe shumë i pistë. /INA/
16:54:17 2015-12-16