Itali: Humbë jetën një punëtor nga Shqipëria, rrëzohet nga lartësia
Të premten e kaluar, në një kantier në Triens të Italisë ka ndodhur një aksident i rëndë pune. Punëtori shqiptar 40-vjeçar A.H. nga Shqipëria, është rrëzuar nga një dritare në lartësi prej shtatë metrash. Tashmë ai ka ndërruar jetë.
Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 08.00 të mëngjesit. Shqiptari ka qenë duke punuar në ndërtimin e një pallati në qendrën e Trens, kur nga shkaqe ende të panjohura rrëzohet nga një dritare në lartësi prej shtatë metrash. Kolegët e tij menjëherë e kishin hetuar ngjarjen, duke iu afruar në ndihmë, por ai ka qenë i palëvizshëm, i paaftë për të folur dhe pa të rrahura të zemrës, shkruan „stol.it“, njofton „Shtegu.com“.
Kolegët menjëherë e kishin lajmëruar ndihmën e shpejtë, e cila kishte filluar me reanimimin e viktimës. Me një helikopter ai dërgohet në spital në Bolzano, ku për te përkujdesen mjekët italianë. Por, A.H. nuk i mbijetoi aksidentit. Të mërkurën u bë e ditur se ai ka ndërruar jetë.
10:26:07 2015-12-16