Kosovari kundër tridhjetë policëve zviceranë, si „Macja me miun“
Një kosovar 22-vjeçar, ka zhvilluar të mërkurën një ndjekje me policinë zvicerane prej 50 kilometrash: vetëm pas barrierës së fundit, ai ka arriturtë ndalet.
Tridhjetë roje kufitare kanë qenë të nevojshëm për të ndaluar kosovarin 22-vjeçar, me Opel Corsën e tij. Më në fund, ndjekja prej rreth 50 kilometrash ka përfunduar me një përplasje frontale në Widnau SG.
Ndjekja kishte filluar gjatë paradites së të mërkurës në Oberen Graben të St. Gallenit. Hetuesve u kishte rënë në sy vetura, pasi ka pasur autotarga të ndryshme në te. Policia e St. Gallenit ka dashur ta ndalë, ndërsa vozitësi e ka „shkelë“ veturën.
Fillimisht ai futet në autostradë në drejtim të Rheintal, duke parakaluar veturat në të djathtë dhe përmes korsisë për emergjencë. Pas tij ishin vënë dy policë civilë me drita të kaltra emergjente.
Në lokacionin St. Margrethen, policia kishte vendosur një barrierë, por kosovari e kishte tejkaluar atë përmes korsisë së emergjencës.
Në ëidnau ai e lëshon autoostradën dhe sërish tejkalon një barrierë tjetër të vendosur nga policia. Edhe në Kriessern ai e shkatërron barrierën, ndërsa gjatë tejkalimit të një barriere tjetër jashtë fshatit, ai e dëmton edhe një veturë policore.
Pas kësaj, ai sërish futet në autostradë në drejtimm të St. Gallen. Por, dalëngadalë, Corsa e tij fillon të dorëzohet pasi i paraqitet një problem me gomën.
Për këtë arsye, ai e lëshon autostradën dhe futet në barrierën e pestë dhe të fundit në një urë në Diepoldsau: Opel Corsa përplaset ballëpërballë me një veturë policore dhe dy vetura të tjera.
Më në fund, kosovari është arrestuar. Gjatë kësaj është vërtetuar se ai nuk ka pasur patentë shoferi, autotargat i ka vjedhur dhe për disa delikte të ndryshme, ai ka qenë i njohur në polici. Tashë ai gjendet në paraburgim.
Por, përse nuk është mundur të ndalet më herët një veturë që nuk është sportive? „Të ndalohej vetura menjëherë, do të ketë qenë shumë rrezik“, ka deklaruar zëdhënsi i policisë, Hanspeter Krüsi për „Blick“, njofton „Shtegu.com“. Në tempon e tij prej 120 km në orë ka qenë rrezik të shkaktohej ndonjë aksident më i rëndë, prandaj policia nuk ka dashur të shkaktojë ndonjë aksident më të rëndë.