Muzicienti i sëmurë maqedonas kërcënonte të vriste 80-100 persona

Date:

18:02:35                     2016-12-18

 

 

 

 

 

„Më besoni, unë nuk jam tetëmbëdhjetëvjeçar. (…) Po të vendosi ta përfundoj jetën time, nuk do të marr me vete tek Zoti tetë, nëntë apo dhjetë persona, por do të jenë tetëdhjetë, nëntëdhjetë apo njëqind persona“.

 

 

 

 

 

Kështu u kishte shkruar në e-mail autoriteteve sociale australiane të repartit të pensioneve, shtetasi maqedonas Ljupço S. (53) më 26 korrik të këtij viti. Këtë veprim e kishte bërë pasi nuk e kishte pranuar pensionin invalidor, ndërsa u kishte shkruar vetëm katër ditë pas tragjedisë në Mynih, ku një i ri kishte vrarë nëntë persona, në mesin e tyre edhe disa shqiptarë. Në e-mailin e dërguar, ai e kishte bashkëngjitur edhe një foto me lule nga vendi i ngjarjes.

 

 

 

 

Dy ditë më pas, njësia speciale e policisë gjermane e kishte bastisur banesën e muzicientit maqedonas në „Schleissheimer Strasse“. Sipas informatave të „Bild“, shtetasi maqedonas të premten është paraqitur para Gjykatës në Mynih, për shkak të akuzës „përpjekje për grabitje, prishje të rendit publik dhe ushtrim të presionit“, përcjellë „Shtegu.com“.

 

 

 

 

„Vetëm katër ditë pas vrasjes masive në Mynih, në qendrën tregtare olimpike, ku u vranë nëntë persona, erdhi edhe një kërcënim i rëndë për të cilin filluan të rrahin të gjitha këmbanat“, kështu e akuzoi prokurori gjermane shtetasin e sëmurë mentalisht maqedonas Ljupço S. i cili me këtë rast kërkoi falje. „Më vjen shumë keq, kishte tre ditë që nuk i kisha konsumuar barnat. Ishte gabim i imi“, është përgjigjur Ljupço S.

 

 

 

 

Gjykatësi gjerman Gilbert Wolf ka urdhëruar vendosjen e shtetasit maqedonas në psikiatri. Ljupço S. e lëshoi sallën e Gjykatës si njeri i lirë dhe menjëhere udhëtoi për në vendlindje.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...