Ledi Shamku: Nuk quhet Fitër Bajram!

Date:

Politikania dhe gjuhëtarja Ledi Shamku, ka bërë një vërejtje gjuhësore për emrin e festës islamike që po festohet kudo në botë ku ka myslimanë.

“Shoh që e quajnë gjithkund Fiter Bajram. Më bën përshtypje kjo fjala e re Fiter. Është njëlloj si unë ta quaja Pashkën: Pascha ose Pasqua. Dhe jo me përshtatjen në shqip që i dha tradita kulturore e bashkësisë sime shqipfolëse: Pashkë e madje Pashkët (në shumës). Në shqip këtë festë e kemi quajtur Vitër e jo Fiter. Madje nga gjyshja ime kam pasë dëgju edhe një proverbë që lidhej me emrin e kësaj feste: kur dikush i kthente një borxh apo kusur me lekë të vogla (10 lekesha, 30 lekësha), ajo thonte: M’i ke dhonë këto lekë si PARE VITRI.”, shkruan Shamku më profilin e saj në Fb.

“E pata pyetë c’don të thotë, e m’qe përgjigjë që për festën e Bajramit (si kjo sotmja) e kemi për detyrë morale me çu grurë ose pare të holla te të vobektit (të varfrit). E kështu në fund të ditës së festës, këtij të vobektit i mblidhej një sasi ndihmash edhe në lekë, po ngaqë sekushi kish dhënë nga pak, shuma ishte në të shkoqura (siç thonë korçarët), apo në pare Vitri, siç i quajnë tironcit. Gëzuar pra VITËR BAJRAMIN, në emër të traditës sonë shqip!”, e mbyllte komentin e saj Shamku, që është një besimtare katolike. /Telegrafi/

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...