Kujdes, kriminelë serb plaçkisin mërgimtarët dhe turistët në Serbi

Date:

Një grup i organizuar kriminel serb, që dyshohet se ka edhe shqiptarë e turq, po lëviz nëpër autostradën në Serbi, që nga hyrja nga Kroacia dhe po grabitë makinat me targa të huaja.

Denoncimi është bërë nga mërgimtarë, të cilët këtyre ditëve kanë ardhur në vendlindje përmes këtij destinacioni.

Një nga mërgimtarët ka shkruar në rrjetin social facebook, duke rrëfyer se grupi lëviz me 3 – 4 vetura, me ç`rast njëra është identifikuar Mercedes Benz S Klas me targa të Berlinit të Gjermanisë.

“Ata fillimisht afrohen dhe përmes një përshëndetje islame kërkon ndihmë se gjoja me familjen e tyre kanë mbetur në rrugë. Ata ofrojnë gjësende për të shitur dhe varësisht nga rrethanat edhe përmes kërcënimit më pas nxjerrin paratë nga mërgimtarët”, rrëfeu për INA, një nga mërgimtarët I.Rexhepi, i cili është njohur me këtë rast.

Ai ka kërkuar që të alarmohet kjo dukuri dhe se përfaqësuesit shqiptarë në Parlamentin e Serbisë të denoncojnë këtë gjë edhe në institucionet serbe. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...