«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

Date:

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

 

« Kurora e Lirisë », kujtesë që bashkon brezat në Zvicër

Manifestimi përkujtimor me program artistik « Kurora e Lirisë » përfaqëson një akt të rëndësishëm nderimi ndaj sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të gjithë atyre që kontribuan në rrugëtimin drejt lirisë dhe dinjitetit të popullit shqiptar.

I organizuar në një frymë respekti dhe përgjegjësie historike, ky manifestim shndërrohet në një hapësirë reflektimi ku kujtesa kolektive forcohet dhe vlerat që na bashkojnë marrin një dimension të ri në ndërgjegjen e kombit.

 

Në Zvicër, ku mërgata shqiptare vazhdon të jetë një urë e gjallë ndërmjet historisë dhe së ardhmes, « Kurora e Lirisë » merr një domethënie të veçantë si simbol i unitetit, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj trashëgimisë sonë kombëtare.

 

Sakrifica e Familjes Jashari mbetet një dritë udhërrëfyese, një kujtesë e përhershme se liria është një vlerë që kërkon përkushtim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi të përbashkët.

Përmes pjesëmarrjes së institucioneve, shoqatave, artistëve, klubeve dhe përfaqësuesve të kombit tonë, ky manifestim dëshmon fuqinë e bashkimit dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike në një shoqëri demokratike dhe multikulturore.

Një rrjet i fuqishëm bashkëpunimi që përfaqëson mbi 70 shoqata dhe organizata shqiptare është dëshmi e unitetit dhe e angazhimit të përbashkët për ruajtjen e kujtesës dhe të vlerave kombëtare.

 

Një kontribut i përbashkët

Këshilli organizativ i shoqatave kulturore shqiptare « Kurora e lirisë » shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë ata që me përkushtim dhe angazhim po kontribuojnë në realizimin e këtij projekti, partnerët institucionalë, shoqatat, sponsorët, artistët, sportistët dhe bashkëpunëtorët.

Manifestimi do të nderohet gjithashtu me pjesëmarrjen e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve « Shota » nga Republika e Kosovës, si dhe me praninë e sponsorit medial Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Forca e padukshme e mërgatës

Të gjithë vullnetarëve, të cilët me përkushtim, energji dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie kontribuan në çdo aspekt të organizimit të këtij projekti Këshilli organizativ i shpreh mirënjohjen dhe konsideratën më të lartë.

Manifestimi « Kurora e lirisë » mbahet në Kursaal Arena në Bernë.

Data: E shtunë, 14 mars 2026

Ora: 15:00–18:30

Adresa: Kursaal Bern, Kornhausstrasse 3, 3013 Bern, Suisse / Schweiz

Hyrja falas

Info: +41 79 607 46 74

Mail: info@dora-distria.ch

Duke ruajtur kujtesën dhe duke forcuar lidhjet ndërmjet brezave, mërgata shqiptare në Zvicër dëshmon se liria nuk është vetëm një e drejtë e fituar, por një amanet që na bashkon dhe na udhëheq drejt së ardhmes me dinjitet dhe përgjegjësi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...