Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA!

Date:

Poezi:

HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA!

E mjera Shqipëri, në flakë e në tym,
Seç t’shkoi jeta në një udhë pa kthim!
Pate burra t’randë, me nam e me nder,
Që nana si ty rrallë i nxjerr çdo herë!

Shqipëri, o nanë, Shqipëri, o atë,
Po t’copëtojnë mishin e ashtin bashkë!
Po t’përndhosin bijtë, pa pikë nderimi,
Ata që në gjirin tand gjetën bekimin!

Mblidhe forcën, bashkoje një komb,
Mos lejo që tokën të ta shkrumbojnë,
Se të fali Zoti krenari e liri,
Të bëri zonjë për gjithë shqiptari!

Edhe guri yt peshon randë në histori,
Edhe emri yt na rron përjetë në gji!
Bashkoj krenat, shqiptarë, nën një flamur,
Largo tradhtinë, mos e lër të bëhet mur!

Tym e flakë sot po t’shikojmë,
Shqipëri, për ty me dhimbje vajtojmë!
Rininë sot e ke n’kamë, me guxim
e me nder,
Që të t’ngrihet zëri për një të ardhme me vlerë!

Në ty gjejmë shpresë, në çdo copë dheu,
Ku ndiejmë aromën e Skënderbeut!
Qëndro, kala, fortesë guri,
Se bijtë e tu të papërkulur do ta ngrenë prapë flamuriin.

Akad. Miftar Tërshnjaku

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...