Reklamë. Ky artikull është përmbajtje e sponsorizuar nga TIFF Software Solutions, prodhuesi i TiffCore.
Kush ka firmë instalimesh, sanitari apo ngrohjeje në Zvicër, e njeh problemin: dita kalon në kantier, e mbrëmja në zyrë. Raportet e shkruara me dorë, orët që duhen mbledhur, materiali që harrohet në faturë. Shumë firma shqiptare këtu e kanë zgjidhur këtë me bexio, programin më të njohur për biznese të vogla në Zvicër. Por për firmat e zanateve ka tash edhe një alternativë nga Berna: TiffCore.
Cili i përshtatet më mirë firmës suaj? Një krahasim i shkurtër.
bexio: i madhi për të gjitha branshat
bexio është program i përgjithshëm për biznese të vogla: oferta, fatura, kontabilitet, e-banking, projekte dhe magazinë. Përdoret nga dhjetëra mijëra firma në Zvicër dhe shumë kontabilistë e njohin. Kush ka nevojë edhe për pagat e punëtorëve, i gjen ato te bexio (në disa paketa me pagesë shtesë).
Pika e dobët për firmat e zanateve: bexio nuk është ndërtuar posaçërisht për punën në kantier. Raporti i monterit, nënshkrimi i klientit në vend, kontratat e servisit dhe pajisjet te klienti zgjidhen shpesh me aplikacione shtesë.
TiffCore: i ndërtuar për firmat e instalimeve
TiffCore është krijuar për firmat e sanitarisë, ngrohjes dhe teknikës së ndërtesave. Monteri e regjistron punën dhe materialin në celular, klienti nënshkruan në ekran, dhe zyra e bën faturën QR pa e shkruar asgjë dy herë. Funksionon edhe në bodrum pa internet: fotot dhe nënshkrimet dërgohen më vonë.
Ka edhe kontrata servisi, pajisje te klienti, magazinë, kontabilitet me TVSH dhe barazim të pagesave nga banka. Një veçori e re: punën mund ta diktoni me një fjali, dhe sistemi e gjen vetë klientin, adresën dhe telefonin. Të dhënat ruhen në një server në Cyrih, dhe mbështetja vjen drejtpërdrejt nga zhvilluesit në Bernë.
Ajo që TiffCore nuk e ofron: llogaritjen e pagave. Për këtë duhet një program tjetër ose kontabilisti.
Krahasimi në një vështrim
| bexio | TiffCore | |
|---|---|---|
| Për kë | Të gjitha branshat | Firmat e instalimeve dhe zanateve |
| Oferta, fatura QR, kujtesa | Po | Po |
| Kontabilitet, TVSH, banka | Po | Po (nga paketa Plus) |
| Raport i monterit në celular, me nënshkrim | Jo i integruar | Po |
| Punë pa internet në kantier | I kufizuar | Po |
| Kontrata servisi dhe pajisje | Jo i integruar | Po (paketa Pro) |
| Pagat e punëtorëve | Po (shpesh me pagesë shtesë) | Jo |
| Çmimi për 5 përdorues | CHF 79 në muaj (Optima, pagesë mujore) | CHF 39 në muaj (Plus, çmim hyrës) |
| Provë falas | Po | 30 ditë |
Çmimet pa TVSH, sipas faqeve zyrtare të të dy ofruesve në tetor 2026. bexio ofron aktualisht zbritje për klientët e rinj në vitin e parë. Çmimi hyrës i TiffCore vlen deri më 31 mars 2027 dhe pastaj mbetet i njëjtë edhe dy vjet.
Cilin ta zgjidhni?
Nëse keni dyqan, zyrë apo shërbime të ndryshme dhe ju duhen edhe pagat në të njëjtin program, bexio është zgjedhje e sigurt. Nëse punëtorët tuaj janë çdo ditë në kantier dhe doni që raporti të shkojë nga celulari drejt në faturë, TiffCore është ndërtuar pikërisht për këtë.
Këshilla jonë: provojini të dyja me një punë të vërtetë nga java juaj. TiffCore mund ta testoni 30 ditë falas në tiffcore.ch, me të gjitha funksionet dhe pa kufi përdoruesish. Dhe po, mund të flisni edhe shqip me ne.

