Kulm mbi kokë për familjen Bajrami, 00 389 76 594 -518

74 Lexime

08:22:24                      2016-12-26

 

 

 

Skamja  dhe  jeta e vështirë  kanë detyruar kryefamiljaren Fikrete Bajrami, që vite me rradhe  të kërkojë ndihma, madje edhe në rrugë, si zgjidhja e vetme për të mbijetuar.

Kjo grua e e cila është edhe nënë me vetë përkujdesje  për vajzën e saj nje disa vite ka jetuar me qera, dhe duke mos patur mundësi  për të paguar atë, tani ka  mbetur në rrugë.

Me ndihmën e dashamirëve Fikretja  së bashku me vajzën ndodhet  përkohësisht  në shtëpinë e pleqve në Kisella Vodë.

Për TVM2 rrëfen  për ate se e ka shumë të vështirë jetën,  përfshi këtu edhe  shkollimin e vajzës së saj. Kërkon  nga të gjithë që kanë mundësi për ti ndihmuar , ta bëjnë këtë, sepse kjo familje ka nevojë reale për një kulm të vetin bi kokë.

“Unë kam kërkuar lëmoshë  katër vite në rrugë dhe ashtu më kanë parë të gjithë …njëherë për njëherë jam në krizë të keqe  te pleqtë, ngarkesë të madhe kam shumë po ishalla zoti na ndihmon e bëhet mirë të paktën dy dhoma tmë ndihmon ndokush…një dy dhoma ti  kem mjafton për mua nuk ëm duhet më tepër sepse keq është në shtëpi të huaj të jesh,  vajza shkon në shkollë i vien  larg po duhet më herët të shkojë që të mbërrin në shkollë” – tha kryefamiljarja, Fikrete Bajrami.

Fikretes në mungesë të dokumentacionit adekuat nuk I takon as ndihma sociale. Ajo madje eshte e pa afte për të punuar pasi që vuan edhe nga paraliza në dorë dhe  këmbë  prej moshës 3 vjeç.

“Kam marrë ndihma sociale por tash më kërkojnë shumë dokumente nuk mundem ti rrregulloj ato që i kam të rregulluara nuk mi pranojnë,………..T| kisha qenë për punë do të kisha punuar por jam me një dorë, kjo dora dhe këmba nuk më  funksionojnë prej moshës tre vjecare kështu ka mbetë” – u shpreh kryefamiljarja, Fikrete Bajrami.

Kjo familje ka nevojë edhe për veshëmbathje, andaj apelon që  të gjithë ata  që kanë mundësi le t’i ndihmojnë, sepse fati i tyre  është në dorë të bamirësve dhe njerëzve human. (TVM2)