Dashuria nga Facebooku, shqiptarit i kushtoi dy vite e gjysmë burg

43 Lexime

09:57:27                    2016-12-26

 

 

 

 

Me muaj të tërë e kishte terrorizuar të dashurën e vet, e kishte rrahur dhe ofenduar: Tashmë, shqiptari njëzetenjëvjeçar është dënuar nga Gjykata e rrethit e Bonnit, me dy vite e gjysmë burg. Një dënim të tillë ia kishte shqiptuar gjykatësi gjerman, Thomas Stollenwerk, për shkak të sulmeve të qëllimshme për shkaktim të lëndimeve trupore, ushtrim të dhunës në forma të ndryshme dhe kërcënim.

 

 

 
Lista e veprave të bëra e shqiptarit ndaj ish të dashurës, është e gjatë. Në vjeshtë të vitit të kaluar, çifti u njoftua përmes Facebookut. Fillimisht lindi një dashuri e madhe, bile ata deshën të bashkëjetojnë, për shkak të saj, ai dashti të zhendoset nga Offenbachu për në Bonn.

 

 

 

Këtu, ata takoheshin shpeshë nëpër hotele. Por, shumë shpejt dashuria e tyre u shndërrua në një „lidhje të dhunshme“, siç e ka potencuar Stollenwerk në vendimin e vet. I dënuari ka qenë një narcist i cili e të dashurën e vet e ka kontrollouar gjithnjë, nga miqtë e saj e të njohurit, duke e izoluar nga familja, kritikuar dhe detyruar në arsyetime.
Kjo gjë ka sjellë përdorim të dhunës, shkruan „Köllnische Rundschau“, njofton „Shtegu.com“. Kulmi i dëshpërimit të vajzës së re arriti në ditëlindjen e saj të 19-të: Ai e kishte rrahur aq shumë sa që ia kishte mavijosur një sy, ndërsa hunda i kishte shpërthyer aq shumë në gjak, sa që edhe muri ishte përgjakur. Përkundër gjithë kësaj, ajo i kthehej rregullisht dhunuesit të saj. Kur një ditë ishte në një lokal argëtimi, ajo kishte dashur të largohej. Por, ai e ndoqi me veturë, e mori me vete në mal me qëllim që atje ta rrahë.
Në mujain maj, lidhja tashmë kishte eskaluar: Njëzetenjëvjeçari e kishte rrahur të dashurën e vet pasi ajo nuk kishte pastruar. Për herë të parë ajo u arratis duke iu rrëfyer historinë miqve dhe familjes së saj.

 

 

 

 

Një herë tjetër, ai u përpoqë ta izolojë të dashurën nga e ëma e saj, duke i sajuar disa gënjeshtra, në mënyrë që të shkaktojë zënkë në mes të saj dhe të s`ëmës. Pa ndonjë shpresë të madhe, ajo iu kthye edhe më 28 maj, por lidhja zgjati vetëm deri më 30 maj, kur ai e rrahu pasi e kishte marrë nga shkolla e saj në Rheinbach, duke e ngujuar në veturë, pasi i kishte treguar një shoqes së saj për rrahjen.

 

 

 
Me një shami të ndezuar, ai ia djegi fanellën, që më pas ta godasë më thikë në pjesën e sipërme të kofshës. Ky ishte kulminacioni i lidhjes, me ç`rast ajo ngriti kallëzim penal ndaj tij. Në seancën gjyqësore, shqiptari e luante rolin e viktimës, duke e paraqitur të dashurën e vet si të çmendur dhe abuzive. Gjatë shqiptimit të dënimit, ai ishte nxjerrë me dhunë nga salla e Gjykatës, për shkak të deminstrimit të zemërimit të vet.

 

 
„Ka qenë i nevojshëm një veprim i tillë për ta sinjalizuar qartë se ka gabuar“, ka arsyetuar vendimin e vet gjykatësi Stollenwerk, duke e tejkaluar kërkesën e prokurorit, i cili kishte kërkuar dënim prej një viti e dhjetë muaj burg.