Policia gjermane në gjendje gatishmërie, arreston dy vëllezër kosovarë të dyshuar për sulm të mundshëm

Date:

08:12:08                     2016-12-23

 

 

 

 

 

Në qendrën tregtare Centro të Oberhausenit në Gjermani, policia gjermane ka penguar mbrëmjen e së enjtes një sulm të mundshëm. Me këtë rast, në Dusiburg janë arrestuar dy vëllezër nga Kosova, të dyshuar në lidhje me ngjarjen.
Mbrëmjen e së enjtes, policia e Oberhausenit në Gjermani, ka aktivizuar shumë forca të veta policore në qendrën tregtare Centro, duke iu referuar dëshmitarëve të cilët në vendngjarje kanë vërejtur forca të mëdha policore, të armatosura deri në dhëmbë.

 

 

 

2w993qhighc0-bild
Rreth orës 22.00, aksioni ka përfunduar, njoftojnë mediet gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Qendra nuk është evakuuar, ndërsa edhe vizitorët nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte saktësisht. Policia e Oberhausenit nuk ka dhënë detaje më të hollësishme për ngjarjen.

 

 

 

„Gjithnjë mbetet detyrë e vështirë për të vërtetuar informatat“, ka pohuar zëdhënësi i policisë gjermane për „Der Westen“. Policia paraprakisht ka pranuar një informatë për një sulm të mundshëm dhe menjëherë i ka dërguar forcat e veta në vendngjarje.

 

 

 

 

 

c0uklmvxuaaylrh

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...