Ku jetojnë dhe punojnë 1 milion emigrantët shqiptarë në Europë!

Date:

Të dhënat e EUROSTAT që prej vitit 2009 tregojnë tre shtetet me flukse më të larta të azilkërkuesve shqiptare janë Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Flukset më të larta kanë qenë fillimisht drejt Gjermanisë, ku sipas të dhënave akumulative prej 2009 kanë aplikuar rreth 84 mijë shqiptarë, ose 47% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit

Në vitin 2018 numri i shqiptarëve rezidentë në një nga vendet e Bashkimit Europian ishte 990,372 sipas të dhënave të publikuara nga EUROSTAT. Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruar në shtete fqinje, rreth 90%. Numri i emigrantëve shqiptarë në Itali ishte 440 mijë. Të huajt në Itali përbëjnë 5% të totali të popullsisë italiane. Ndër të huajt atje, 12% e zënë ata me shtetësi shqiptare.

Emigrantët shqiptarë kanë një peshë të konsiderueshme edhe në Greqi, por të dhënat nuk janë përditësuar që prej censusit të 2011-s, ku numëroheshin rreth 480 mijë emigrantë shqiptarë atje. Sipas EUROSTAT, për vitin 2018 numri i emigrantëve në Greqi ishte 604 mijë, ku pjesa më e madhe janë shqiptarë. Më pas, me një diferencë të konsiderueshme nga Greqia dhe Italia, renditet emigrantët në Gjermani, apo rreth 49,224 individë. Vende si Franca, Mbretëria e Bashkuar apo Greqia kanë raportuar numrin emigrantëve me shtetësi jo-BE në total. Pjesa tjetër e emigrantëve jetojnë në Belgjikë (6146), Suedi (2889), Austri (2563), Zvicër (1867), Holandë (1084). Ndërsa në vendet e tjera të Bashkimit Europian jetojnë mbi 5000 individë.

Emigrantët në raport me popullsinë ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian variojnë nga 1% në vende si Kroacia, Bullgaria, Hungari, në 7% në vende si Gjermania. Përqindjen më të lartë e ka qytet-shteti i Lihtenshtejnit, ku rreth 16% e popullsisë ka një tjetër nënshtetësi jo EU. Në total, për periudhën 2009-2018, numri i aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët 178,515 aplikime, duke u renditur vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve, sipas shifrave të EUROSTAT, të përpunuara nga Monitor. Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n (shiko grafikun). Në raport me popullsinë Shqipëria renditet e para në botë për numrin më të lartë të aplikimeve për azil në BE, duke kaluar edhe popujt që ikin nga vendet me konflikte, shkruan ‘monitor’.

Të dhënat e EUROSTAT që prej vitit 2009 tregojnë tre shtetet me flukse më të larta të azilkërkuesve shqiptare janë Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Flukset më të larta kanë qenë fillimisht drejt Gjermanisë, ku sipas të dhënave akumulative prej 2009 kanë aplikuar rreth 84 mijë shqiptarë, ose 47% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Numri më i lartë i aplikimeve ishte në 2015-n, me 54.760 kërkesa për azil.

SHQIPËRIA RENDITET PAS VENDEVE TË LUFTËS

Shqipëria është shteti i shtatë në rang botëror për numrin e azilkërkuesve, duke u renditur pas shteteve të luftës. Që nga viti 2013, janë rreth 157 mijë shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-tën, me rreth 69 mijë persona. Shqipëria vijon të listohet në top 10 vendet me numrin më të lartë të aplikantëve për azil në Bashkimin Europian, ku sipas të dhënave 4% e azilkërkuesve ishin me origjinë nga Shqipëria. Megjithatë numri i aplikantëve për herë të parë ka ardhur në rënie. Në 2016-n sipas raportit numri i aplikantëve nga Shqipëria ishte 32985, ndërsa në 2017-n numri i aplikantëve shënoi 26060. Shqiptarët u renditën të shtatë pas vendeve ku konfliktet civile vijojnë. Referuar raportit vjetor që prej 2015-s, Siria, Iraku dhe Afganistani janë tre shtetet kryesore të origjinës së aplikantëve për azil. Afërisht 15% e të gjithë azilkërkuesve ishin me origjinë nga Siria, me Irakun të renditur të dytin dhe Afganistanin të tretin, ku secili përfaqësonte rreth 7% të origjinës së azilkërkuesve në BE. Këto vende ndiqeshin nga Nigeria, Pakistani, Eritrea, Shqipëria, Bangladeshi, Guinea dhe Irani. Nisur nga kriteret e forta për pranimin e kërkesës për azil pjesa më e madhe e azilkërkuesve shqiptar heqin dorë nga procedurat e azilit. Franca, Luksemburgu dhe Norvegjia kanë përqindjen më të lartë. /koha.mk

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...