Ja çfarë thotë imami për vrasjen makabre në Bazel

Date:

23:16:05                 2019-03-31

 

Imami kontradiktor, Ardian Elezi, të moshuarën 75-vjeçare që vrau Iliasin e vogël shtatëvjeçar, e përshkruan si terroriste. Ky predikuesi është nën vëzhgimin e një task force zvicerane.

 

Imami Ardian Elezi (28), vrasjen e Iliasit të vogël në Bazel, e ka shfrytëzuar për qëllimet e tij dhe ka postuar një video në kanalin e tij Youtube, një javë pas vrasjes së Iliasit, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Imam Elezi predikon në intervale të rregullta para komunitetit të tij në internet, i cili përfshin dhjetëra mijëra ndjekës. Deri më tash, këtë postim e kanë shikuar 62’000 persona, të cilin ai e kishte incizuar gjatë marshimit të pikëllimit para vendngjarjes.
„Kjo e moshuar është terroriste“, thotë ai për vrasësen 75-vjeçare. Ai e konsideron „shumë problematik“ faktin se nga autoritetet vendore gruaja është përshkruar si e sëmurë mendore. Për te është shumë e qartë se gruaja nuk është e sëmurë. Me një vështrim interrogativ, në kamerë ai parashtron pyetjen, përse vepra ka ndodhur në rrugë dhe jo në një repart psikiatrik, nëse vrasësja është aq e sëmurë sa është komunikuar.

 

„Tmerri nuk ka fe, terrori nuk ka kombësi, terrori nuk ka ngjyrë të lëkurës“, thotë ai për audiencën e tij. Pas pyetjes së „bz Basel“ përse ai flet për terrorizëm kundër fakteve, ai përgjigjet se jo domosdoshmërisht një organizatë duhet të jetë pas një akti të terrorizmit. Për të, mizoria e një krimi është vendimtare, përcjell Shtegu.com.

 

Me videon e tij Elezi e rrit urrejtjen. Kolona e komenteve dominohet nga zemërimi dhe fyerjet. Njëri nga komentuesit e barazon krishterimin me terrorizmin. Ai nuk merr përgjegjësi për komentet e urrejtjes, ka deklaruar imami për gazetë.

 

Mendimet dhe deklaratat e 28-vjeçarit janë shumë kontradiktore. Në të kaluarën ai kishte folur për homoseksualët dhe notimin në bikini. Ai është nën vëzhgim të një task force nga Bazeli.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...