Kërçovarja Shasime Osmani fiton në zgjedhjet për Këshillin Bashkiak të Bernës
Partia Socialdemokrate e qytetit të Bernës i realizoi me sukses zgjedhjet komunale të 24 nëntorit 2024. Në mesin e kandidatëve për këshillin bashkiak ishte edhe Shasime Osmani, studente e drejtësisë në Universitetin e Bernës / asistente në zyrën juridike Kellerhals Carrard të Bernës. Rezultatet e fundit tregojnë se Shasimja ka fituar një vend në Këshillin Bashkiak të Bernës me 12065 vota
Shasimja gjatë periudhës 2015 – 2018 përfundoi praktikën në fushën e biznesit pranë Zyrës Federale zvicerane të Policisë, 2019 – 2021 përfundoi maturën për të rritur në shkollën e mesme Neufeld në Bernë dhe që nga viti 2022 është studente e Drejtësisë në Universitetin e Bernës. Aktivitete të tjera, Shasimes i pëlqejnë udhëtimet, letërsia dhe pasion e ka politikën.
Shasimja është anëtare dhe aktiviste e dalluar e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Bernë, ndërsa në politikë ajo do të angazhohet për barazi dhe përmirësim të kushteve të arsimimit në shoqëri. Me prejardhje, ajo është nga Kërçova, ndërsa në një pronocim për portalin Shtegu, ajo pohon se do të përfaqësojë në mënyrë sa më të denjë për barazi dhe përmirësim të kushteve të arsimimit në shoqëri.
„Uroj dhe do të luftoj që të gjithë njerëzit në Bernë të kenë të njëjtën mundësi për t’u zhvilluar, pavarësisht origjinës, gjinisë apo identitetit të tyre apo sfondit social. Barazia dhe edukimi janë çelësat e një shoqërie të drejtë. Dhe PS është partia që lufton për barazi“, ka shtuar studentja shqiptare Shasime Osmani.