Ja se si duken emigrantët shqiptarë të para 25 viteve në Francë

64 Lexime

Pasi vendosën që të arratisen nga Shqipëria, Genci dhe bashkëshortja e tij Alma Gjoka, së bashku me vajzën e tyre pesëvjeçare arritën në Francë, ku edhe po e bëjnë jetën e tyre.

 

 

Televizioni francez „France 3“ ka realizuar një emision me një familje shqiptare e cila kishte ikur nga Shqipëria para 25 viteve. Në momentin kur mijëra migrantë janë duke trokitur nëpër dyer të Europës, televizioni në fjalë ka gjetur kohë për të rikujtuar historinë e arratisjes së Gencit dhe Almës. Ata janë të lindur në Shqipëri, ose thnë më mirë, në Republikën Popullore të Shqipërisë, një vend i dirigjuar nga dora e hekurt e Enver Hoxhës, sekretari i parë i Partisë komuniste. Një diktaturë e egër e cila i burgoste dhe ekzekutonte kundërshtarët.

 

 

Familja e Gencit dhe Almës ishte burgosur në vitin 1990 për opinion të ndryshëm nga regjimi, ndërsa ata hyjnë në Ambasadën e Francës dhe pas një peripecie të gjatë, arrijnë fillimisht në Reims, e më pas në Niort.

 

 

Pas disa muajve qëndrim në Champagne, ata vendosen në Niort, ku edhe po e bëjnë jetën e tyre. Vajza e tyre është profesoreshë e gjuhës franceze, ndërsa i biri i tyre, i cili ka lindur në Francë; punon në një sigurim, përderisa Genci dhe Alma përkujdesen për një kafiteri. Ata asnjëherë nuk do ta harrojnë rastin që ua kishte ofruar shteti francez, në kohën kur papunësia në Francë ka qenë e madhe. Aktualisht ata janë francezë.

 

 

Për më tepër, mund ta ndiqni videon në vegzën e mëposhtme: