Dënohet kosovari i cili plaçkiste mërgimtarët nëpër autostradë

Date:

Policia austriake ka mësuar edhe një truk të hajnave të mërgimtarëve, të cilët mërgimtarët i kanë pritur nëpër pushimoret e autostradave në Austri, duke ua shpuar gomat e veturave dhe në pritje të ndihmës rrugore, ata kanë shfrytëzuar momentin më të volitshmë për të plaçkitur.

 

 

Gjatë javës që po e lëmë pas, para trupit gjykues të Gjykatës së qarkut në Oberösterreich është gjendur i akuzuari i parë, një kosovar 51-vjeçar i cili e ka pranuar fajin dhe i cili është dënuar me një vit e gjysmë burg pa kusht. „Ne e kemi shfrytëzuar kohën e ndërrimit të gomave për të realizuar plaçkitjet“, ka deklaruar kosovari i dënuar edhe në parë në Itali dhe Çeki. Sipas akteve policore, ai kishte vepruar në Ober- dhe Niederösterreich, si dhe në Salzburg. Autorët kryesisht i kanë plaçkitur personat nga ish Jugosllavia, të cilët kanë qenë rrugës për në vendlindje për t`i vizituar të afërmit e tyre, duke u plaçkitur të holla dhe stoli.

 

 

Në akuzën lidhur me bashkëpunimin me ndonjë bandë, i akuzuari ka mohuar kategorikisht. „Nuk kam lidhje me kurrfarë bande“, ka pohuar ai, njofton „Shtegu.com“. Ai ka qenë i akuzuar për tre raste, me ç`rast, hera e tretë i kishte dështuar pasi ishte hetuar nga policia dhe menjëherë ishte arrestuar. „Aktet e tilla janë të pakëndshme dhe paraqesin rrezik për vitimën“, ka pohuar gjykatësi Benedikt Weixlbaumer. Kosovarit nuk i ka mbetur gjë tjetër, por vetëm ta pranojë dënimin i cili është i plotfuqishëm.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...