A mund t`i thuhet gjermanit „As-salamu aleikum“ ?!
Imami shqiptar nga Maqedonia, Benjamin Idrizi në një broshurë ka përpiluar disa rregulla se si mund të integrohen refugjatët myslimanë në Gjermani. Ndër të tjera, aty mund të shihet edhe mënyra se si duhet reaguar ndaj përshëndetjes krishtere (Grüß Gott – „Përshëndetu me Perëndinë“).
Një broshurë e cila ka për qëllim të kontribuojë në kuptimin midis popujve. Forumi islam i Mynihut, përmes një broshure dëshiron t`i ulë tensionet në mes të refugjatëve myslimanë dhe vendasve. Ajo përmban spjegime themelore për traditat dhe zakonet gjermane, si dhe këshilla për sjellje. Islami kërkon nga besimtarët që të integrohen e jo të izolohen, thuhet në një fletushkë të publikuar të hënën. Integrim do të thotë një përpjekje e rëndë dhe e gjatë. „Por, ai i cili e arrin këtë rrugë, përfundimisht do të gjejë shpëtimin dhe suksesin në jetë, si dhe do të fitojë lavditë e besimit islam“.
Disa nga rregullat: Urrejtja ndaj hebrenjve në Gjermani nuk tolerohet
„Në Bavari zakonisht përshëndeten me `Grüß Gott`“, shkruhet në broshurë. „Pasi myslimanët për çdo ditë flasin për, mbi dhe me Zotin, Grüß Gott është përshëndetje korrekte edhe në aspektin islam dhe një lloj i „as-salamu aleikum“ bavarez. Racizmi, ksenofobia, urrejtja ndaj hebrenjve, të krishterëve apo myslimanëve janë njësoj të dënueshme dhe nuk tolerohen në Gjermani, shkruan „Augsburger Allgemeine“, njofton „Shtegu.com“.
Pas këtij forumi qëndron imami shqiptar nga Maqedonia, Benjamin Idrizi, i cili është duke u angazhuar për një „Euro-Islam“. Por, disa politikanë të Partisë CSU, janë skeptikë, pasi Idrizi dëshiron të ndërtojë një qendër të madhe islamike në Mynih, me përkrahjen financiare të Lindjes së Afërt. Kështu, gjatë të hënës, dy politikanët e CSU-së, Hans-Peter Uhl dhe Johannes Singhammer kanë kërkuar sqarime për një donacion anonim me shumë milionëshe, i cili supozohet se do të vijë nga Arabia Saudite.
„Gjermania është një parajsë arsimuese“, shkruhet më tej në te. „Çelësi për sukses në këtë vend është njohja e gjuhës gjermane“, ndërsa mund të gjendet edhe udhëzimi për mbulimin e femrës: „Mbulimi i femrës nuk është i detyrueshëm nga islami, por edhe jo i dëshiruar nga shoqëria“.
11:04:10 2015-12-15