Austriakët tmerrohen nga torturat që i bëhen ujkut në Maqedoni

Date:

Një video mizore dhe tronditëse që vie nga Maqedonia, është duke qarkulluar nëpër internet. Fillimisht, një grup i gjuetarëve e godet një ujk të plagosur rëndë dhe të pambrojtur, ndërsa më vonë, ata i fusin një cigare në feçkë.

 

Kafshën e lënduar rëndë, ata e lidhin mbi një traktor. Njëri nga ta incizon ngjarjen, ndërsa tjetri e godet pandërprerë në kokë. Torturat ndaj kafshës mund të shihen në sytë e ujkut, përderisa gjuetarët qeshen me të madhe. Më pas ata i fusin bishës dy cigare në feçkë.

 

Sipas portalit „tetova1.com“, ngjarja ka ndodhur në një fshat të Maqedonisë Lindore, ndërsa e përditshmja austriake „Heute.at“ informon se videoja është bërë publike nga organizata lokale për mbrojtjen e kafshëve „Anima Mundi“, transmeton „Shtegu.com“. Një zëdhënës i organizatës është paraqitur i shokuar: „Ata nuk u kënaqën duke keqtrajtuar ujkun deri në vdekje, por u përpoqën që minutat e tij të fundit t`i përjetojë në mënyrë sa më mizore“.

 

https://www.youtube.com/watch?v=cIDV2hquvy0

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...