Gjatë udhëtimit të saj rreth rruzullit tokësor, 77 vjeçarja viziton edhe KFOR-in në Kosovë

Date:

kfor
Shtatëdhjeteshtatëvjeçarja gjermane, Heidi Hetzer në korrik të vitit të kaluar kishte filluar udhëtimin e saj rreth rruzullit tokësor me një veturë antike. Ajo ishte nisur nga Brandenburgu, në drejtim të lindjes dhe deri më tani i ka vizituar më tepër se 20 punëtori mekanike në Azerbaixhan, Uzbekistan, Kinë, Singapur apo edhe në Zelandën e Re. Duke treguar për peripecitë e saj gjatë këtij udhëtimi, për „Frankfurter Rundschau“ ajo ka rrëfyer se Turqia ka qenë vendi i vetëm në të cilin ka kaluar pa ndonjë defekt në veturë, ndërsa në Kosovë ajo u ka mundësuar ushtarëve gjermanë të KFOR-it që të argëtohen pak me veturën e saj. Deri më tani, ajo ka kaluar rreth 30 mijë kilometra, ndërsa në Australi është dashur t`ia ndërrojë motorin, pasi nuk kishte mundur të vozitë më tepër se 20 kilometra në orë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...