Gjermani kërkon suvenire nga policia kosovare

Date:

Copy-20of-206sss
Shtetasi gjerman Horst Terschanski, ka për hobi koleksionimin e kapelave të policëve pothuajse nga e gjithë bota. Deri më tani ai ka tubuar 182 ekzemplarë të kapelave dhe për një pensionist gjerman, ky është një angazhim i rëndë. Bodrumi i shtëpisë së tij është një muze i vërtetë, i stërmbushur me kapela, por ka edhe shenja të tjera të policisë. Këtë hobi ai e kishte filluar spontanisht gjatë një pushimi në Austri, para 30 vitesh duke e lutur policin austriak që t`i japë ndonjë shenjë policie. Më pas, ai arrin të tubojë edhe kapela të policisë nga 180 vende të botës, si psh.: Shqipëria, Finlanda apo Letonia, por nuk ka arritë që të pajiset me kapelat e Burkina Faso dhe Guadeloupe, sikurse edhe të Taxhikistanit apo Turkmenistanit. Ai i lutë lexuesit, që nëse udhëtojnë nëpër këto vende, mundësisht ti sjellin kapela apo suvenire të policisë. „Me siguri se ndonjë ekzemplar nga policia e Palestinës do të ishte shumë e vështirë të sigurohej, por po të kisha ndonjë ekzemplarë nga Kosova dhe Mali i Zi, do ta kompletoja koleksionin tim nga Evropa“, deklaron Terschanski për „augsburger-allgemeine.de“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...