Gazeta KOHA sërish e para, Alsat kalon Sitelin

Date:

Gazeta KOHA vazhdon ta mbajë primatin e mediumit më të besueshëm për lajme politike në tregun e mediave të shtypura që botohen në gjuhën shqipe dhe maqedonase në vend. Këtë e vërteton hulumtimi më i ri Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), i realizuar gjatë muajin tetor e që u shpall të enjten në Shkup.

Gazeta KOHA madje në anketën e fundit të IRI-it ka shtuar besueshmërinë për 1 për qind, fakt ky që nuk ka ndodhur me mediat tjera kryesore të shtypit në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Nëse në muajin qershor besueshmëria e gazetës KOHA ishte 8 për qind, në anketën e fundit ajo është rritur në 9 për qind. Gazeta më e madhe maqedonase Dnevnik vazhdon të mbetet pas KOHA-s, duke mbetur në besueshmërinë e njëjtë me 7 për qind, e pasuar nga gazeta Vest me 6 për qind.

Gazeta Lajm mbetet në 4 për qind, Slloboden Peçat gjithashtu 4 për qind, Veçer 2 për qind, Utrinski Vesnik 2 për qind dhe Nova Makedonija 1 për qind. Në pyetjen se cilin televizion e shikoni më shumë për lajme politike, televizioni Alsat-M tani ka dalë në vendin e parë me 24 për qind, duke lënë prapa televizionin Sitel i cili ka rënë nga 25 në 23 për qind. Pason Kanal 5 me rënie nga 15 në 13 për qind, 24 Vesti me 12 për qind dhe Telma me 10 për qind.

 

(Koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...