Shteti maqedonas edhe më tej indiferent ndaj fshatrave shqiptarë të Karshiakës
Apel institucioneve për ndihmë fshatrave ruralë shqiptarë në prag të rreshjeve të dëborës
Në jugperëndim të kryeqendrës së R.M., Shkupit, në largësi prej 60/70 km nga qendra e kryeqytetit shtrihen fshatrat malorë të Karshiakës, Gumalevë, Dobrinë, Dikavec dhe Disavicë. Janë këto fshatra me popullatë shqiptare dhe kryesisht janë të boshatisura, ngase ndër vite institucionet nuk janë përkujdesur që në këto fshatra të mbizotërojë jeta në kuptimin e plotë të fjales. Rruga e asfaltuar nga qendra e Komunës Zelenikovë pjesë e së cilës janë fshatrat në fjalë, është shtruar vetëm diku në afërsi të fshatit Gumalevë, fshat ky më i afërt me qendrën komunale, kurse tre fshatrat tjerë lidhen me këtë rrugë, me rrugë të tjera të pa asfaltuara dhe fshatarët e tyre duhet kaluar edhe nga 20-30 km për tu lidhur me pjesën tjetër të rrugës e cila është diku mbi 10 km deri te qendra komunale. Kalimi I kësaj rruge për fshatarët edhe në kushtet klimatike verore është problem i vërtetë pasi që rruga eksploatohet disa dekada nga automjete të rënda që pamëshirshëm i eksploatojnë pyjet dhe për rrugën e cila është lidhja e vetme e këtyre fshatrave me botën, nuk kanë çarë kokën fare as ndërrmaja për ekonomizim të pyjeve e as organet komunale e ato republikane. Duke patur parasysh se megjithatë në këto fshatra frymon jeta dhe banorët e këtyre fshatrave, sa herë që afrohet stina e dimrit jetojnë në ankth të vërtetë pasi që në këto fshatra nuk ka as postë, as shitore dhe ajo që është më kryesorja, fshatrat nuk kanë ambulancë dhe as që i frekuenton ndonjë ambulancë mobile, në asnjë periudhë të vitit. Në mesin e banorëve të këtyre fshatrave ka fëmijë, gra shtatzane, pleq me sëmundje të ndryshme kronike dhe kur i ke parasysh të gjitha këto kategori njerëzish, është shumë e kuptueshme dhe e arsyeshme frika nga stina e dimrit, gjatë së cilës nga të rreshurat e mëdha, fshatrat mund të bllokohen e të izolohen tërësisht disa muaj me rradhë, siç edhe ka ndodhë në të kaluarën !
‘’E falënderojmë `shtegu.com` që ka shfaqë interesim të shkruajë për hallet dhe dertet e mëdha të kësaj popullate në këtë pjesë të harruar shqiptare që quhet Karshiakë, e që nga pamundësia për të gjetë jetë më të mirë vazhdon të jetojë në vatrat stërgjyshore pa perkujdesjen e asnjë faktori relevant komunal dhe shtetëror, e kjo vërehet nga fakti se nga jeta e vështirë popullata ka migruar në kërkim të një jete më të mirë, e ne që kemi mbetur ketu vazhdojme të ballafaqohemi me vrazhdësinë e jetës në këto kushte migjeniane pa rrugë, pa ambulancë, pa shitore dhe pa shumë sende të tjera të nevojshme për një jetë dinjitoze’’, shprehet keshtu banori I fshatit Disovicë, Demir Seferi njëherit edhe mësues në shkollën periferike të të njëjtit fshat, e cila është paralele e ndarë e shkollës komunale nëntëvjeçare të Komunës Zelenikovë, e cila tani numëron vetëm 5 nxënës.
Të njëjtat fjalë na i tha edhe Ilaz Tahiri, banor i fshatit Dikavec, tek i cili edhe gjatë bisedës me te, në vetë zërin e tij vërehej shqetësimi nga situatat e paparashikuara që mund t`i sjellë stina e dimrit.
’’Kam prindërit me sëmundje kronike, babai im ka të kryer operacion në zemër, kurse nëna është në terapi insulini dhe që të dy në aspekt mjekësor janë të varur nga terapitë e përditshme, nuk do të kishim dashur që të na përsëritet situata e para disa viteve, kur u bllokuam disa muaj pandërprerë nga të rreshurat e mëdha të borës dhe pas një alarmi nga bashkfshatarët tanë që jetojnë tani në qytet, u intervenua në momentin e fundit duke na sjellë me helikopter barna dhe ushqim të nevojshëm, pasi që ato veç i kishim përfunduar, do të ishte mirë bile së paku sa për barnat e nevojshme dhe ushqimin te na ndihmonin institucionet relevante apo shoqata humanitare që t`i kemi me bollëk sepse dimrit nuk i dihet dhe besoj se nuk është ndonjë material enorm pasi që kemi mbetur shumë pak banorë në këto fshatra, jemi vetem 5-6 familje me nga 6-7 anëtarë dhe besoj që furnizimi me material ushqimor e barna nuk i kushton shumë organeve kompetente shtetërore apo ndonjë organizate humanitare dhe të pengohet në kohe në këtë mënyre ndonjë katastrofë eventuale“, pohon Ilaz Tahiri, duke vazhduar më tej: Edhe sikur të furnizohemi me materialet e nevojshme prapëseprapë frika nga befasitë që mund t`i sjellë dimri mbeten pasi që kemi fëmijë, gra shtatzane dhe mund të semuren e ne të mos kemi mundësi t`i dërgojmë në ambulantë ngase rrugët me muaj të tërë mund të bllokohen, nuk e di jo, e kemi jetën e vështiër, lusim Zotin që të na ruajë nga më e keqja“, ka përfunduar bisedën me një klithmë trishtuese Ilaz Tahiri nga fshati Dikavec e ne, klithmën e tij duhet ta kuptojmë si një alarm për këtë popullatë për të gjetë mënyren e duhur për tu ndihmuar këtyre njerëzve që pavarësisht halleve e derteve të mëdha që kanë, ata janë heronj të vërtetë se ende i mbajne gjallë fshatrat stërgjyshore dhe falë tyre, keto fshatra ende figurojnë në hartat topografike si vende me popullatë shqiptare, kurse llogarisni një matematikë se sa mund të harxhojnë për 6 muaj diku 20/30 familje të shpërndara në këto katër fshatra malore, besoni jo më shumë se një dasëm mesatare në cilindo qytet shqiptar !
E përagtiti: Ajrulla Emini