Kosovari çon në këmbë Zvicrën e Gjermaninë

Date:

Natën e së enjtes, roja kufitare zvicerane ka arrestuar një kosovar 26-vjeçar, me ndihmën e kamerës termike.

 

 

Rojet kufitare zvicerane dhe gjermane, natën e së enjtes kanë realizuar një aksion të përbashkët ndërkufitar, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane. Pak pas orës 20.00 të së mërkurës, në Egnach TG, autoritetet zvicerane kishin kontrolluar dy persona në një veturë me autotarga zvicerane. Vozitësi nuk ka dashur të identifikohet duke ikur nga vendngjarja.

 

 

Menjëherë ishte ndërmarrë një urdhërkërkim. Me këtë rast ishte aktivizuar edhe një helikopter i policisë federale gjermane, me kamerë termike. Kjo kishte ndihmuar që personi i kërkuar të zbulohej në një fushë të afërt.

 

 

Njëzetegjshtëvjeçari nga Kosova është arrestuar, ndërsa ai ka pasur ndalesë për të qëndruar në territorin zviceran, ku kishte qëndruar në mënyrë ilegale, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“. Shtetasi 27 vjeçar serb, i cili në këtë ngjarje ka qenë vozitës i veturës, është akuzuar për mundësimin e qëndrimit ilegal të kosovarit. Që të dy personat i janë dorëzuar policisë kantonale në Thurgau, e cila aksionin e kishte përkrahur me disa patrulla policore dhe dy qenë nuhatës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...