Fillon fushata, shqiptarët vendosin kush do jetë president i Maqedonisë së Veriut

Date:

 

Maqedonia e Veriut po përgatitet për fushatën zgjedhore presidenciale në një kohë kur po shtohen dilemat mbi mundësinë e bojkotit të balotazhit nga opozita maqedonase. Janë tre kandidatë që garojnë për postin e presidentit. Një kandidat shqiptar e ka vështirë të kalojë në balotazh, megjithatë janë votat e shqiptarëve që vendosin se kush do të jetë president i Maqedonisë së Veriut.

 

Me një prill në Maqedoni fillon fushata për zgjedhjet presidenciale. Në ditën e gënjeshtrave tre profesorë do të fillojnë të shpalosin platformat e tyre.ushata do të zgjas deri më 19 prill, ku më pas do të ketë heshtje zgjedhore, para ditës së votimit.

Sipas njoftimeve të shtabeve zgjedhore, kandidatët do të vizitojnë thuajse të gjitha vendet e populluara, do të kenë takime me qytetarët dhe mbledhje të mëdha në qytetet më të mëdha. Premtojnë fushatë të qetë dhe korrekte.
Para fillimit të garës në zgjedhjet presidenciale, apele për zgjedhje të rregullta ju dërguan kandidatëve, partive politike dhe qytetarëve bashkësia ndërkombëtare, përfaqësuesit shtetërorë dhe KShZ.

Rrethi i parë për zgjedhjet presidenciale është caktuar më 21 prill ndërsa i dyti më 5 maj.

Kryetarin e ri mund ta zgjedhin 1.808.131 qytetarët me të drejtë vote të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Në zgjedhjet presidenciale, të drejtën e votës jashtë vendit do ta mund ta realizojnë 1.782 qytetarë në 32 përfaqësi konsullore diplomatike.(INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...