Barcës lavdia, Realit turpi

Date:

Barcelona e ka nëpërkëmbur Real Madridin para tifozëve në Santiago Bernabeu duke triumfuar me rezultat 0-4 në ‘el Clasicon’ e parë sezonale.

Në fillet e sfidës, Los Blancos sulmuan përmes Ronaldos, i cili e kaloi Alban dhe harkoi ulët, mirëpo intervenimi i Bravos ishte vital.

Menjëherë pas këtij shansi erdhi ndëshkimi nga katalunasit, të cilët kaluan në epërsi me anë të Luis Suarez (11’). Sergi Roberto e kaloi me lehtësi Modricin dhe asistoi te uruguaiani, i cili e dërgoi topin në rrjet.

Blaugranët vazhduan të ishin të rrezikshëm pas golit të realizuar duke e vënë në rrezik portën nikoqire dhe në vazhdim të gjysmëlojës së parë, shënuan edhe golin e dytë.

Sulmuesi i tjetër u Barcës, Neymar, realizoi golin e dytë të mysafirëve pas asistimit të Andres Iniestas (39’).Para se të përfundonte pjesa e parë, Marcelo shpëtoi një gol të sigurt.

Vendasit e nisën me agresivitet pjesën e dytë duke humbur dy raste shumë të mira me anë të Marcelos dhe Jamesit, ndërsa një goditje të Neymar nga gjuajtja e lirë e ndali Navas.

Megjithatë, fuqia e ekipit mysafir u dëshmua edhe njëherë me anë të Andres Iniestas. Spanjolli pranoi një superpasim nga Neymar dhe goditja e tij u ndal në rrjet (53’).

Mbretërit patën rastet e tyre, sidomos përmes Ronaldos, porse ekipi i Luis Enriques u tregua shumë i fortë duke arritur edhe golin e katërt.

Ishte sërish Luis Suarez futbollisti që realizoi edhe golin e dytë personal në këtë sfidë. Uruguaiani u asistua nga Alba dhe me qetësi e dërgoi topin në portë (74’).

Barcelona forcon kreun e tabelës dhe tash numëron gjashtë pikë më shumë se Real Madridi. Los Blancos mund ta humbin pozitën e dytë në tabelë, na rast se Atletico Madridi mposht Real Betisin të dielën. /Telegrafi/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...