Fije argjendi nga Kosova deri në Istër

Date:

leshdedaj

Në foto: Agron L.

 

„Parentine“, është grupi i vetëm muzikor në të cilin këndojnë femra me zë të dalluar, nga qyteti i Poreçit në Kroaci, i cili interpreton këngë nga melosi i Istrës, këngë të përshtatura italiane, muzikë amerikane dhe melodi të paharrueshme në gjuhën shqipe
Rrëfimi i shkëlqyeshëm i lidhjeve mes Kosovës dhe Istrës është paraqitur në Muzeun rajonal të Poreçit. Ekspozita “Filigran: fija e argjendit nga Kosova deri në Istër – La filigrana: filo d’argento dal Kosovo all’Istria“ këtyre ditëve u organizua në bashkëpunim me Muzeun etnografik të Istrës, nën patronatin e Ministrisë së Kulturës kroate dhe Zhupanisë së Istrës, ndërsa i është kushtuar kulturës materiale e jomateriale të argjentarëve nga Kosova të cilët në Istër kishin ardhur nga Kosova viteve të 50-ta të shekullit të kaluar. Projetki është realizuar në bashkëpunim me komunitetin pakicë, ndërsa si rezultat është ekspozita e përbashkët dhe katalogu. Autorë të ekspozitës ishin Ivona Orliç, Tamara Nikoliç Gjeriç dhe Agron Leshdedaj. Me interpretimet e saj, mbrëmjen e pasuroi edhe grupi muzikor „Parentine“. Ekspozita mund të shihet në galeritë e Muzeut rajonal të Poreçit deri më 1 shtator të këtij viti, nga e hëna deri të premten, prej orës 10 deri 12. /Vecernji.hr/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...