LAJM I FUNDIT: Tre të vrarë në Bayreuth të Gjermanisë

Date:

 

01:09:08       2015-12-21
Në Bayreuth të Gjermanisë, mbrëmjen e së dielës janë vrarë tre persona në lokacionin „St. Johannis-Friedhof“. Një person tjetër është plagosur rëndë. Sipas portalit „Nordbayern.de“ rreth orës 21.30 policia gjermane ishte alarmuar nga një thirrje urgjente, ndërsa në vendin e ngjarjes ata kishin gjetur tre viktima. Pranë tyre është gjetur edhe arma e krimit, njofton „Shtegu.com“. Prokuroria dhe policia janë duke i zhvilluar aktualisht hetimet. Sipas informatave të fundit, bëhet fjalë për një lidhje dashurie. Viktimat janë babai, vajza si dhe i dashuri i ri! Në afërsi të vendngjarjes është gjetur edhe arma e krimit, ndërsa autori dyshohet se është ish i dashur i vajzës. Lidhur me identitetin e viktimave dhe autorit të vrasjes, policia ende nuk ka dalë me ndonjë komunikatë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...