Ushtari gjerman: Përshëndetje mallëngjyese për Krishtlindje nga Kosova

Date:

00:23:54       2015-12-21

 

Stefan Maß është një ushtar gjerman i angazhuar në Kosovë. Në një mesazh të publikuar në „Nordbayerischer Kurier“, ai ka uruar të gjithë bashkëvendësit e tij me rastin e Festës së Krishtlindjeve. Ja se çka shkruan në mesazh:

 

 

Përshëndetje Hannover,

 

 

Që nga muaji shtator jam në shërbim në ORF-Bataljonin në Veri të Kosovës. Po përpiqemi t`i pengojmë përleshjet midis palëve konfliktuoze.

 

 

Të shumtën e kohës jemi duke e kaluar nëpër tenda. Edhe gjatë Krishtlindjeve do të jemi aty, që do të thotë se ne nuk do ta festojmë ate, pasi punojmë.

 

 

Shqiptarët që jetojnë në Kosovë, shumica janë myslimanë dhe natyrisht se nuk i festojnë Krishtlindjet. Serbët të cilët jetojnë në Kosovë, shumica janë krishterë ortodoksë dhe festa e tyre fillon që nga muaji janar.

 

 

Gjatë festave, në radhë të parë do të më mungojnë, familja ime, miqtë dhe e dashura ime(Border Collie).

 

 

Në lidhje me të dashurit mund të kyçesh gjatë qëndrimit në qendrën kryesore, përmes Skype. Por, gjatë festave do të jetë vështirë të kontaktojmë pasi me siguri nuk do të jemi në qendër, ndërsa jashtë saj nuk do të kemi lidhje interneti.

 

 

Të gjithë dashurve të mi ju uroj Festën e Krishtlindjeve dhe gëzuar Vitin e Ri. (Shtegu.com)

 

ws

 

Tenda e ushtarëve gjermanë

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...