Në Zvicër arrestohet një shtetas (45) i Maqedonisë së Veriut i dyshuar për terrorizëm

Date:

Mëngjesin e së martës, Policia e Bazelit në Zvicër u mobilizua me një kontigjent të madh dhe ka arritur të arrestojë një të dyshuar për terrorizëm


Herët në mëngjesin e së martës, një kontigjent i madh policie arrestoi një burrë të dyshuar për terrorizëm në Bazel. Zyra e Prokurorisë Federale zvicerane e konfirmoi një raport përkatës të gazetës „20 Minuten“ për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.


Sipas zëdhënëses së Prokurorisë Federale, personi i arrestuar ishte një 45-vjeçar me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, transmeton portali Shtegu. Ai akuzohet për mbështetje ose pjesëmarrje në një organizatë terroriste.


I akuzuari është ndalur gjatë aksionit dhe është sjellë në pyetje në polici, thuhet më tej. Duke qenë se procesi është në vazhdim, nuk mund të jepet më shumë informacion për momentin. Aktualisht vlen prezumimi i pafajësisë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...