“Përralla me mbret”. Sulltani hoqi dorë nga froni për bukuroshen ruse, por… (FOTO)

Date:

Një bukuroshe ruse martesa e të cilës me sulltanin e Malajzisë u shkatërrua kur ajo ishte 4 muajshe shtatzënë, ka rrëfyer se lajmin për ndarjen e kishte marrë vesh nga interneti. Oksana Voevodina, 27 vjeçe ka rrëfyer për Daily Mail se nuk e ka parë dhe as ka folur më me ish-burrin, sulltanin Muhammad V që nga muaji dhjetor, kur u ndanë fare papritur.

Por ajo shton se djali i tyre Leon është kopja e të atit dhe se ajo është gati të bëjë testin e ADN për ta vërtetuar atësinë. Sulltani i Kelantanit Muhammad V u martua në një ceremoni jo fetare dhe në fsheshtësi të plotë me bukuroshen ruse Oksana Voevodina.

Për shkak të saj, u tha se ai hoqi dorë edhe nga froni mbretëror, diçka që nuk kishte ndodhr deri më tani në Malajzi. Por, vetëm 4 muaj më pas, kur  Voevodina ishte shtatzënë, Sulltani i Kelantanit e braktisi atë, pa i dhënë asnjë shpjegim.

Disa thanë se ai kishte dyshime për atësinë e fëmijës, ndërsa të tjerë, se kishte zbuluar jetën e shthurur të gruas së tij, kur ishte më e re. (Marrë nga Daily Mail)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...