Në 24 orët e kaluara janë gjobitur mbi 150 shoferë

Date:

Shkup, 29  shtator – Në 24 orët e kaluara policia ka kryer aksione të ndryshme për të zbuluar shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi të madhe dhe shoferë që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Siç njoftojnë nga MPB, policia dje nga ora 6.00 deri në ora 24.00 ka kryer aksion për zbulimin e shoferëve që kanë tejkaluar shpejtësinë duke gjobitur 20 shoferë për tejkalim shpejtësia dhe duke zbuluar 45 kundërvajtje të tjera.

Mbrëmë nga ora 23.00 deri në orën 5.00, policia ka zbatuar aksion për zbulimin e shoferëve që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Janë gjobitur 28 shoferë për praninë e alkoolit në gjak dhe janë zbuluar edhe 26 kundërvajtje të tjera.

Policia dje gjithashtu nga ora 14.00 deri në orën 24.00 ka gjobitur edhe katër motoçiklistë dhe janë zbuluar edhe 33 kundërvajtje të tjera./koha

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...