E veja e të vrarit në Kumanovë bën jetë të vështirë

Date:

Një fotografi të grisur nxjerr nga vitrina Shemsije Rrahmani. E ruan me kujdes bashkë me kujtimet e një martese 15-vjeçare prej ditës së vrasjes së burrit të saj në Kumanovë.

“Ktu ka dalë t’u luftu në Preshevë”, tregon 38 vjeçja nga Ferizaj, që prej 9 majit ka barrën e rritjes së tre jetimëve pa shtëpi, pa ndihmë sociale e pa punë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shemsija është e veja e Nusret Kaloshit (1975) nga Qairi i Shkupit, i vrarë në një incident të armatosur në Kumanovë muajin e kaluar. Ai ka jetuar në Ferizaj prej përfundimit të konfliktit të armatosur në Maqedoni në vitin 2001. Paraprakisht kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare në Luginë të Preshevës.

Në fotografinë që ruan Shemsija është një moment i ngrirë i Nusretit nga një betejë në Luginë të Preshevës. Është i veshur me uniformë me sy në nishanin e një kallashnikovi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...