Granit Xhaka kapiten i Zvicrës ?!

Date:

Kombëtarja zvicerane ka rritur sukses në rrugën drejt Kampionatiti evropian në futboll, prandaj futbollistët e saj kanë shkuar në pushim të merituar. Për lexuesit e shumtë të „Blick“, një gjë tashmë është e qartë: Në të ardhmen, Granit Xhaka do të duhet të ushtrojë rolin e kapitenit të Kombëtares helvete.

Fitore në Letoni, vendi i dytë në grup dhe tani pak relaks në pushime. Por, kujdes, qielli zviceran nuk është edhe pa ndonjë re.
Si duket, lidhur me ushtrimin e detyrës së kapitenit në ekip, do të shpërthejë një „betejë“, shkruan „Blick“, e cila ka publikuar një sondazh të lexuesve, në pyetjen nëse Xhaka apo Inleri do të jenë më të përshtatshmit për kapiten të skuadrës. Lidhur me këtë, lexuesit e saj janë të qartë: 73,6 për qind e tyre janë prononcuar për Granit Xhakën, ndërsa 26,4 për qind nga gjithsej 22.901 pjesëmarrës e shohin Inlerin si kapiten.

Xhaka apo Inleri. Përzgjedhësi i Kombëtares zvicerane, Vladimir Petkoviç (51), deri më 5 shtator do të ketë afat për të vendosur për shefin e ri.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...