Si në barcoleta: Kishte qenë një kosovar, një rus dhe një zviceran

Date:

Gjatë ditës së martë, rreth orës 21.00, në Hagendorf të Zvicrës është shkaktuar një zënkë, me ç` rast është dëgjuar edhe një krismë nga arma. Policia zvicerane menjëherë ka reaguar me disa patrulla, ndërsa në vendngjarje ka qenë edhe ambulanca. Ata kanë hasur në një zviceran (56), një rus (30) si dhe një kosovar (28). Që të tre pjesëmarrësit kanë qenë me lëndime të shkallës së mesme, ndërsa është gjetur edhe arma e përdorur me këtë rast. Prokuroria publike e Kantonit Zug i ka filluar hetimet duke marrë në pyetje disa persona, ndërsa disa prej tyre edhe janë arrestuar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...