“Bomba e Zaevit”: Beqir Asani ofendon rëndë shqiptarët
Në konferencën për shtyp që u zhvillua të martën, u paraqit një audio inçizim ku flet Beqir Asani kryetari i degës së BDI-së në Çair. Ai në një bashkëbisedim me Musa Xhaferin thotë: “Pa mos ja ç. nanën shqiptarit, nuk të thotë babë”.
Lideri I LSDM-së Zoran Zaev në kuadër të bombës 38 ka publikuar edhe një bisedë për të cilën thotë se është mes zëevndëskryenministrit Musa Xhaferi dhe kryetarit të degës së BDI-së në Çair, Beqir Hasani. Në këtë bisedë Musa Xhaferi thotë se i ka thënë diçka “atij shokut të Izetit prej” Gostivarit, kurse më pas dëgjohet sëri i Hasanit duke u kërcënuar se “do ta vrasë me kallash Safet Izetin”.
“Unë i thash atij Safet Izetit se ma të parin të cilit do të ja ç* nën me kallash do të jetë ai”, dëgjohet zëri për të cilin Zaev thotë se është i Hasanit. Më pas dëgjohet zëri i Xhaferit duke kërkuar prej Hasanit që të ruajë gjakftohtësinë dhe duke premtuar se do të bisedojë me atë “zamenikun”.
Lideri I LSDM-së Zoran Zaev ka publikuar një audio bisedë të radhës që ka të bëjë me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti i cili ka ndërmjetësuar te kryetari i degës së BDI-së në Çair, Beqir Hasani që t’i shitet një objekt një biznesmeni, raporton „lajmpress.com“. Nëse mundeni një metër katror të ja nxjerrin 1.000 do të ishte mirë. Thuani se nuk po mundeni të më bindni mua. Hiç mos vet, futja”, I thotë Ahmeti Hasanit (sipas Zaveit). “Po mundesh të ja heshësh, hidhja. Se Izeti nuk i din këto punë. I thashë pyete Beqën se ai e din si bëhen këto punë”, shton më tej zëri i Ahmetit/Almakos