Diamant Nagavci: Shqiptarë, ju uroj për fitoren!

69 Lexime

15:19:57                    2016-12-12

 

 

 

 

Analisti dhe njohësi i shkëlqyeshëm i rrethanave politike në Ballkan, Diamant Nagavci nga Shkupi, është prononcuar lidhur me rrjedhën dhe rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoni. Në një postim të vet në Facebook, ai ka shkruar:

 

 

 

 

Mirëmëngjesi shqiptarë në Maqedoni.
Ju uroj për fitoren!
Ata që po thonë se shqiptarët kanë humbur po gënjejnë, në fakt ata personalisht janë humbësit.
Ja pse populli shqiptarë eshte fitues absolut.
VMRRO 51
LSDM 49
Këto dy parti mund të marrin mandatarin.
Partitë shqiptare bashkërisht 20
BDI 10 (BDI i fton në tryeze Besën 5, Aleancën 3 dhe PDSH 2 )
Platforma e përbashkët që i ofrohet mandatarit ( Gruevski ose Zaev ):
BDI ( Integrim )
Besa ( Ridefinim )
Aleanca ( Federalizim )
PDSH ( Demokraci konsenzuale )
Këto katër shtylla do të dërgojnë Maqedoninë në NATO dhe EU.
Nëse e keni akuzuar PPD se në 91′ e lëshoj rastin historik (që është e vërtetë ), ja tani juve populli shqiptar në Maqedoni po ju jep rastin historik edhe njëherë.
Shqiptarë ndiheni të lumtur dhe krenarë se e kaluat provimin e demokracisë, Ju lumtë!