Studentët kosovarë mahnitin botën me hulumtimet për tërmetet

Date:

4:00:43 PM               12/12/2016

 

 

 

 

 

 

Studentët nga Kosova kanë krijuar një pamje mbresëlënëse të Tokës: Në një video ata kanë paraqitur rajonet në të cilat Toka më së shumti dridhet. Sa më i fuqishëm që është tërmeti, aq më i madh është harku, ndrësa këtu përfshihet edhe tërmeti madh i vitit 2004 në Oqeanin Indian.

 

 

 
Planeti i Tokës është gjithnjë në lëvizje. Këtë e dëshmon një animim i disa studentëve nga Kosova, të cilët i kanë përpunuar të dhënat e të gjithë tërmeteve në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, shkruan „Stern“, njofton „Shtegu.com“. Pothuajse vazhdimisht toka dikund është duke u dridhur.

 

 

 

 

Sa më i madh të jetë harku dhe sa më i fuqishëm të jetë tërmeti, qarqet e tij e kanë epiqendrën në afërsi të sipërfaqes së tokës. Mund të shihet qartë se tërmeti shkaktohet në të ashtuquajturat vija refuzuese, aty ku bashkohen pllakat kontinentale.

 

 

 

 

Qarku i madh (0:25) shënon tërmetin e madh në Oqeanin Indian në vitin 2004, kur pas një cunami të shkaktuar, jetën e humbën 230 000 njerëz. Tërmeti kishte një fuqi prej 9,1 ballësh sipas shkallës së Rihterit dhe ishte njëri nga tërmetet më të fuqishëm të shkaktuar ndonjëherë. Më i fuqishi ka qenë ai i Kilit, i vitit 1960 me 9,6 ballë.

 

 

 

 

Vegza ku mund ta ndiqni videon në fjalë:

 

 

 

 

http://www.stern.de/panorama/wissen/erdbeben–video-animation-zeigt-wo-die-erde-am-meisten-bebt-7236420.html?utm_campaign=alle&utm_medium=rss-feed&utm_source=standard

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...