Kosovari në Zvicër dëmton rëndë veturën, shpëton pa lëndime

Date:

Pasditen e së shtunës, një vozitës i ri kosovar 19-vjeçar, në një kthesë në Eiken të Zvicrës, ka humbur kontrollin mbi veturën e tij, e cila është rrokullisur disa herë, ndërsa vozitësi ka pasur fat të madh duke shpëtuar pa lëndime.

 

 

Fat të madh ka pasur një kosovar i ri, i cili porsa e kishte marrë patentë shoferin, pasditen e së shtunës , është rrokullisur disa herë me veturën e tij në një rrugë në Eiken të Kantonit Aargau: Për fatin e tij të madh, edhe përpos veturës së dëmtuar rëndë, ai ka kaluar pa ndonjë lëndim, duke u liruar personalisht nga vetura.

 

 

Sipas një komunikate të Policisë kantonale të Aargaut, kosovari me vendbanim në rajon e kishte humbur kontrollin mbi veturën e tij në një kthesë të majtë, duke e goditur një barrierë metalike rrugore, njofton „Shtegu.com“. Si pasojë e kësaj, ai është rrokullisur disa herë me veturën, e cila si për çudi është ndalur në pozitën normale mbi rrota.

 

 

Personi në fjalë menjëherë është dërguar në spitalin më të afërt për kontroll. Për disa orë me radhë, rruga ka qenë e bllokuar përderisa nuk është pastruar e rregulluar vendi i aksidentit. Për shkaqe sigurie, të riut i është konfiskuar përkohësisht patenta e shoferit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...