Zvicra i jep mbi 6 milion franga Qeverisë maqedonase që të punësojë të rinj, ku janë shqiptarët?!
Me 6,25 milion franga, grant të siguruar nga Zvicra, në katër vitet e ardhshme në Maqedoni duhet të hapen mbi 2.000 vende pune dhe të rriten të ardhurat e pastra për 1,5 milion euro, të mbi 1.000 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Projekti me metodologji për zhvillim sistemor të tregut plotësohet me programet ekonomike të Qeverisë të orientuara ka ngritja e rritjes ekonomike dhe punësimit.
Projekti me metodologji për zhvillim sistemor të tregut plotësohet me programet ekonomike të Qeverisë të orientuara kah ngritja e rritjes ekonomike dhe punësimit, futjes së inovacioneve, zhvillimit të përshpejtuar të teknologhisë dhe përmirsimit të konkurrencës të kompanive të Maqedonisë, tha z.vKryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, gjatë nënshkrimit të sotëm të memorandumit për bashkpunim në programin me U.D ambasadoren e Zvicrës në Maqedoni, Katerin Shtoker.
Peshevski theksoi se fokus të veçantë, sikurse edhe në masat tjera të cilat i zbaton Qeveria, do të vendoset edhe në përmirsimin e mundësive për punësim të personave të ri dhe femrave – Qasja jonë integruese kah përforcimi i ekonomisë së Republikës së Maqedonisë po jep rezultate të shkëlqyeshme .
Kjo dëshmohet me krijimin e mbi 150.000 vendeve të reja të punës në tetë vitet e kaluara dhe uljes së papunësisë e cila për momentin është në nivel rekord të ulët prej 25,5 përqind, tha zv. Kryeministri Peshevski.
Ekselenca e saj, ambasadorja Shtoker, shtoi se tregu i punësimit është një ndër programet kyçe të cilës i japin rëndësi në këtë faze që do të zgjatë për katër vite me mundësi që të vazhdojë edhe më tutje. Qëllimi është që të krijohen më shumë mundësi për punësim, sidomos për të rinjtë dhe gratë dhe në mënyrë sistematike të rritet tregu i punësimit.
Duhet të rezultojë edhe me rritje në sektorin privat, dhe pritet që të krijohen rreth 2.000 vende të lira të punës dhe t`i rrisë të ardhurat neto të mbi 1.000 ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, tha Ambasadorja Shtoker. (Zhurnal.mk)