Disa të vdekur nga një zjarr në Zvicër

Date:

14:19:36       2015-12-21

 

Gjatë një zjarri që ka shpërthyer në një objekt banimi, të hënën në Rupperswil të Kantonit Aargau në Zvicër, kanë humbur jetën disa persona. Identiteti i viktimave ende është i paqartë, ndësa „Blick“ përmend shifrën prej katër personave.

 

 

Policia e Aargaus ka konfirmuar për „Blick.ch“ se zjarri kishte dëme të mëdha materiale dhe në njerëz. Tashmë, ai është shuar, por ende nuk dihen të dhënat e sakta për numrin dhe identitetin e viktimave. „Të dhënat përkatëse jënë në rrjedhë e sipër“, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Roland Pfister, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Rreth orës 11.20 policia ishte alarmuar se në Ruppersëil kishte marrë flakë një objekt banimi. Forcat e shpëtimit menjëherë kanë arritur në vendin e ngjarjes, ndërsa në brendinë e objektit të djegur janë gjetur disa viktima. Zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar, ndërsa organet përkatëse janë duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...