Zvicër: Lëndohet rëndë një shtetas i Maqedonisë

Date:

04:21:44             2016-06-11

 

 

 

 

Mbrëmjen e së enjtes, në autostradën zvicerane A4, në afërsi të Schaffhausenit, është lënduar rëndë një shtetas 47-vjeçar maqedonas, me bitumen të lëngtë dhe helmim të shkallës së lartë (asfalt). Me këtë rast, shtetasi maqedonas është lënduar aq rëndë, sa që është dashur të shtrihet në Spitalin universitar të Cyrihut, shkruajnë mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 
Aksidenti ka ndodhur pak para orës 23.00, në një sanim të rrugës në autostradën A4, në drejtim të Shtutgartit. Sipas informatave të policisë së Schaffhausenit, gjatë manovrimit të një makine të ndërtimtarisë, mbi të ka rënë bitumen i lëngtë.

 

 

 
I lënduari është dërguar menjëherë në Spitalin kantonal të Schaffhausenit. Por, për shkak të lëndimeve të rënda, ai është transportuar me helikopter për në Spitalin universitar të Cyrihut. Shkaku i saktë për rrjedhën e aksidentit është duke u hetuar, ndërsa makina e ndërtimtarisë është duke u kontrolluar për hetime të mëtutjeshme.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...