Edhe kombëtaret e Zvicrës dhe Shqipërisë për femra kanë shqiptare

77 Lexime

10:59:21              2016-06-11

 

 

 

 

Jo vetëm te kombëtarja zvicerane e shqiptare e burrave që ka futbollistë me shtetësi të dyfishtë. Edhe femrat, aktualisht kanë nga një lojtare në ekipet e tyre – Florijana Ismaili dhe Saranda Hashani.

 

 

 

Tash e disa muaj është duke u pëfolur shumë ndeshja në mes të ekipeve të Zvicrës e Shqipërisë në kuadër të KE. Një fakt që po mahnitë mbarë opinionin futbolldashës, janë shumica e futbollistëve me prejardhje shqiptare në seleksionin zviceran dhe anasjelltas. Një shifër jo aq ekstreme ekziston edhe tek të dy ekipet futbollistike të femrave, në të cilët gjithashtu ekziston i njëjti fenomen!

 

 

 

Në palën zvicerane është Florijana Ismaili (21) me prejardhje shqiptare, e cila si juniore kishte luajtur te Walperswil BE, para se në vitin 2011 të bëhej anëtare e YB të femrave. Në janar të vitit 2014, ajo debutoi si mesfushore ofenzive në Kombëtaren zvicerane dhe që atëherë, ajo zhvilloi 13 ndeshje (shënoi një gol) dhe ishte pjesë e ekipit që mori pjesë në KB 2015.

 

 

 

Por, çfarë ndjenja ka Florijana për ndeshjen e sotme? «Jam shumë e lumtur, pasi për Zvicrën dhe Shqipërinë do të jetë një pikë kulminante në KE dhe mu për këtë, unë pres që të jetë një ndeshje atraktive. Nga ana tjetër, është dëm i madh që kjo ndeshje nuk mund të zhvillohet më vonë, por në fazën e grupeve», ka pohuar Florijana për „Blick“, njofton „Shtegu.com“.

 

 
Një tjetër futbolliste që nuk e mban kryqin zviceran, por shqiponjën dykrerëshe, është shqiptarja nga Aargau, Saranda Hashani. Mesfushorja njëzetvjeçare shqiptare e FC Luzern femrat, që nga 20 janari i këtij viti është futbolliste e Kombëtares shqiptare, ndërsa gjatë debutimit të saj për kualifikimet europiane ka shënuar një gol. Saranda është optimiste për sa i përket ndeshjes së sotme të burrave: «Jam e lumtur për këtë ndeshje. Pasi jetoj këtu dhe kam një lidhje personale me Zvicrën».

 

 
Saranda ka mundur të luajë edhe për Zvicrën, por ajo u përcaktua për Shqipërinë. „Unë jam e rritur këtu dhe kam lujatur nëtë gjitha grupmoshat e Kombëtares zvicerane, që nga U16 deri në U19 gespielt. Do të isha shumë krenare po të luaja për Zvicrën“.