“Zhurnal” me padi penale ndaj Soros-it dhe USAID-it

54 Lexime

Pronari i Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, Bexhet Muslija përmes avokatit të tij ka ngritur padi private ndaj Fondacionit Soros dhe USAID-it të cilët e financojnë projektin www.verifikimiifakteve.mk dhe kryredaktores së Portalb-it.

“Padia ka të bëj me recenzionin e fundit ndaj Agjencisë së Lajmeve Zhurnal me titull “Shpifjet janë të patolerueshme”. Në këtë tekst verifikimiifakteve.mk që financohet nga Soros dhe menaxhohet nga Elida Zylbehari agjencia jonë akuzohet pa bazë për shpifje publike.

Madje kjo akuzë ngritet nga konkurentët tanë mediatik si Portalb-i. Zhurnal do të kërkojë dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh.
“Po t’a fitojmë gjyqin të gjitha mjetet prej 100 mijë euro do ti destinojmë për qëllime humanitare për fëmijët me hendikep”, thekson Bexheti duke sqaruar se kjo akuzë po dëmton imazhin e brendit dhe kompanisë mediatike.

Ai mes tjerash pyet se kush është ai institucion i cili pa mandat dhe me njerëz joprofesionistë po vendos punën e kolegëve në “murin e turpit”.

“Kjo është një goditje e madhe për ne. Brendin tonë në të cilën kemi investuar më shumë se 7 vite me gazetar profesionistë. Akuza e fundit po shkakton hamendje të madhe në opinion. Madje shumë klientë që reklamohen pas lajmit të verifikimiifakteve.mk kanë ndërprerë bashkëpunimin me çka edhe në të ardhmen mund të kemi pasoja të mëdha financiare”, ka deklaruar themelusi i Agjencisë së Lajmeve Zhurnal.

Në artikullin që publikoi Zhurnal me titull “Disa media shqiptare me pronarë maqedonas”, ish Zv/drejtori i RTVM-së, Nijazi Muhamedi pohoi se tre media në gjuhën shqipe janë me pronarë maqedonas, madje edhe regjistrimin e domenëve e ka bërë një maqedonas me emrin Filip Neshkovski.

Nga ana tjetër, përgjigjja e kryeredaktores së Portalb-it, Elida Zylbehari tha së regjistruesi i domenëve është vetëm një teknik dhe nuk është pronar.
Ndërkohë, eksperti i informatikës Igor Dukovski deklaron se çdo person fizik apo juridik që e regjistron domenin në Agjencinë shtetërore “Marnet” me automatizëm është pronar juridik. Sipas kësaj demantohen pohimet e Zylbeharit se pronari i tre mediave shqipe nuk është Filip Neshkovski.

Institucion i vetëm legjitim në Maqedoni për të kontrolluar mediat është Agjencia shtetërore audio-vizuele, ndërsa nga ana tjetër Soros përmes disa projekteve të ndryshme pa patur mandat me ligj bën recenzionin e mediave të caktuara në Maqedoni.

Kjo bëhet në mënyrën ilegale dhe me njërëz joprofesionist pasi personat që bëjnë recenzimin nuk janë profesorë universitarë, komunikolog dhe njerëz të dëshmuar të gazetarisë. Nga ana tjetër për projektin në fjalë sipas një statistike shihet qartë se janë shpenzuar një buxhet marramendës prej afro 200 mijë dollarësh.

Ndryshe, Elida Zylbehari është është edhe kryredaktore e Portalb-it edhe kryeredaktore e projektit për të recenzuar mediat shqipe që në fakt është konflikt interesi, pasi konkurenti mediatik nuk mund të recenzojë lajmet e konkurentit tjetër.

Është i paqartë roli i Elida Zylbeharit e cila njëkohësisht është koordinatore e projektit në Fondacionin “Metamorfozis” dhe paralelisht mban postin e kryeredaktores së Portalb-it. Vallë a ka konflikt interesi në këtë drejtim që një person të mbajë dy poste.

Nga ana tjetër drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari flitet se qëndron pas portalit Portalb. Ndryshe, në Agjencinë për Regjistrimin e domenëve Marnet.mk, pronar i domeneve verifikimiifakteve.mk, portalb.mk, shkruan se është Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”- Shkup, ndërsa e prezanton personi Filip Neshkovski.

Lidhur me këtë çështje profesori universitar dhe anëtar i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele në Maqedoni, Milaim Fetai deklaron se Zhurnali duhet të këkojë drejtësinë në mënyrë ligjore. “E vetmja hapësirë dhe fushë nëse mendoni se jeni të dëmtuar në aspektin profesional, atëherë keni të drejtën të paraqisni padi deri në Prokurori”, deklaroi për Zhurnal, Milaim Fetahi.

Në vazhdim janë linqet të cilat dëshmojnë të njëjtën:
http://metamorphosis.org.mk/sq/per-ne/personeli
http://whois.marnet.mk/?domain=portalb.mk
http://whois.marnet.mk/?domain=verifikimiifakteve.mk
http://www.usaid.gov/macedonia/fact-sheets/strengthening-independent-media-macedonia-simm-component-media-fact
© ZHURNAL.mk