Zbulohet një përbindësh i ri në Argjentinë, ushqen djalin e tij me ushqim qenësh

46 Lexime

Një argjentinas i ka mbajtur me vite të tëra bashkëshorten dhe djalin e tij autist, të mbyllur në një kafaz. Gjashtëdhjetegjashtëvjeçari i ka mbajtur të mbyllur në një kafaz prapa shtëpisë së tij, në Mar del Plata, rreth 400 kilometra në jug të kryeqytetit Buenos Aires, ka kumtuar policia argjentinase gjatë të premtes. Djali i tij 32-vjeçar kishte vujatur nga autizmi, ndërsa bashkëshortja 61-vjeçare gjithashtu ka pasur probleme mentale.

„Është një histori e dhimbshme dhe e tmerrshme. Kur hyrëm në shtëpi, pamë një skenë të tmerrshme“, ka deklaruar të shtunën njëri nga hetuesit, për mediet lokale, trasmeton „Shtegu.com“. Sipas dëshmive, ish muratori 66-vjeçar e kishte ndërtuar një kafaz prapa shtëpisë, të kombinuar me drunj e tela, duke i mbyllur djalin e tij të sëmura nga autizmi dhe bashkëshorten me probleme psikike.

Policia e kishte zbuluar kafazin pas një informate të djalit tjetër të tij, i cili nuk kishte jetuar së bashku me familjen. Në shtëpi, policia hasi në fekalje, gjilpëra e ushqim për qenë, me të cilin babai e kishte ushqyer fëmijën e tij, i cili pas zbulimit nuk ka qenë në gjendje të flasë pasi ka qenë i traumatizuar rëndë. Sipas hetuesve policorë, babai e kishte detyruar fëmijën të thithë avullin e bënzinës gjatë kohës kur ai nuk ka mundur të flejë.
Djali tjetër i argjentinasit kishte heshtur për kohë të gjatë, pasi gjithnjë kishte qenë nën kërcënimin e babait. Më në fund, hetuesit e kishin zbuluar ngajrjen, ndërsa vajza e tij nga martesa tjetër, e kishte përshkruar 66-vjeçarin si njeri të dhunshëm, agresiv e tmerrues. „Kur e lutëm njëherë që t`i lirojë gruan dhe fëmijën e tij, ai na sulmoi me sëpatë në dorë“, ka deklaruar ajo.

Që të dy viktimat janë dërguar në spital, ndërsa autori është arrestuar. Për shkak të privimit nga liria dhe skllavërisë, atij i kërcënohet një burg i përjetshëm.